Arbëreshët ruajtësit e traditave arbërore që nga koha e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut))
NGA: GJON KEKA
Sikur që dihet pas vdekjes së kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit, nuk zgjati shumë kohë dhe vendi u pushtua barbarisht nga sulltan Mehmeti II, duke shkatërruar ,djeg, masakruar e bërë gjenocid të paparë në historinë e njerëzimit ndaj arbërorëve të cilët kishin mbetë pa bariun e tyre të mirë, dhe mbrijtësin e tyre besnik deri në frymën e fundit.
Duke mos përballuar persekutimet e vazhdueshme , dhe imponimeve të papërballueshme për të pranuar idelogjinë që e shpërndante me shpatë në dorë sulltani, ata vendosën të braktisnin atdheun e tyre duke migruar në Itali dhe vende tjera të Europës,por sidomos në Itali ku edhe sot jetojnë arbëreshët.
Pati pothuajse pesë migrime të këtyre arbërorëve të Gjergj Kastriotit në periudha të ndryshme e vitesh poashtu: “Migrimi apo shpërngulja e parë ndodhi në kohën e mbretërimit të Alfonsit,pastaj migrimi i dytë në vitin 1461 kur i famshmi mbreti ynë arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) shkoi për ta ndihmuar mbretin Ferrante I. në luftërat që duhej të bënte kundër anzhuinëve: ndërsa migrimi i tretë u bë menjëherë pas vdekjes së kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti(1468) dhe poshtu rreth vitit 1472;pastaj një migrim tjetër i katërt u bë në vitin 1534, një tjetër në vitin në 1647 dhe i fundit migrimi i pestë u bë në vitin 1744.”(M.G,1844)Që nga ajo kohë arbërorët të cilët sot quhen arbëresh ,kanë ruajtur në mënyrë tepër të pastër traditën arbërore të epokës së Gjergj Kastriotit.
Arbëreshët janë të vetmit që kanë mbajtë në venat e tyre gjakun e pastër të arbërit dhe të vetmit që mbajnë edhe sot dhe ruajnë traditën Kastriotiane, madje edhe sot kudo ku ka arbëreshë shohim buste të Gjergj Kastriotit ,emra rrugësh arbërisht dhe tradita e zakone tjera të lashta të cilat ruhen në thellësi të qenjes dhe shpritit të tyre e gjakut të pastër arbëror.
Mund të thuhet se arbëreshët janë vazhdimësia e pastër e gjakut arbëror të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut). Edhe këtu sikur shihen në imazhe bashkëngjitura[R.p.,a.XII,1913]kostumet arbëror tregojnë për këtë vazhdimësi që u nënvizua këtu.Më pak fjalë arbëreshët në vazhdimësi kanë ruajtur traditat arbërore që nga koha e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) e deri në ditët tona.