Ky qyhet bashkim kombëtarë/ Bllokada me Serbinë favorizon Shqipërinë, u importuan 55.9 milionë euro në Kosovë

Kosova e Shqipëria u afruan edhe më shumë mes veti këtë vit. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve u rrit në periudhën janar-shtator të këtij viti krahasuar me vitin e shkuar.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, 55.9 milionë euro më shumë u importuan nga Shqipëria në territorin kosovar. Për hapjen e tregut me rajonin, loboi edhe Dhoma e Tregtisë e Industrisë veçmas muajve të fundit, pas bllokadës së mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe u rrit edhe eksporti për 5 milionë, por operatorët po hasin edhe në barriera. Pengesat i kanë identifikuar edhe ekonomistët, që rekomandojnë lehtësime për kompanitë. Thellimi i bashkëpunimit përfshin furnizimin me lëndët e para për sektorë të caktuar.

Trendi i rritjes së qarkullimit mes Prishtinës e Tiranës, pritet të rritet deri në fundvit e të tejkalojë edhe pritjet gjatë vitit tjetër. /KlanKosova

Scroll to Top