Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit dhe u arrestua nga Policia!
33 vjeçari nga Reçica e Tetovës që hoqi flamurin e kishës ortodokse nga kisha “Shën Naumi Çudibërësi” në Kodrën e Diellit në Tetovë përmes një letre ka bërë një kërkim falje për veprimin e tij, përcjell INA.
“Unë Jeton Abdullahi e ndjej si përgjegjësi morale që të shkruaj një kërkim falje adresuar deri tek Besimtarët Ortodoks dhe Kishës Ortodokse në Kodrën e Diellit. Që unë e pranoj se e kam ngritur flamurin e Kombit tim Shqiptar, por nuk e pranoj se kam hequr flamurin e Kishës Ortodokse. Unë nuk kam pasur për qëllim që të bëj nxitje për urrejtje fetare, sepse para disa ditëve e pashë një foto nëpër rjetet sociale se është dëmtuar flamuri Kombëtar i Shqiptarëve dhe kështu vendosa ta zëvendësoj atë me një flamurë të ri.
Sa i përket Stojançe Angelov që mundohet ta politizoj këtë çështje për poena politke dhe të bëjë nxitje ndëretnike dhe Fetare dhe që deklaroj sonte në emisionin tek Kanal5 se unë kinse e kam ulur Flamurin e Kishës (ku vetë gazetarja e pyeti përse nuk e uli Flamurin e Maqeonisë por atë të Kishës dhe Angelov u përgjigj nuk e di) Dhe tash unë i përgjigjem atij dhe të gjithë Besimtarëve Ortodoks me fakte me foton e atij që me datën 18.11.2023 e ka postuar në Facebook një selfie ku shihet qartë se nuk ka pasur asnjë Flamur në shtizë ku unë e kam vendosur Flamurin Kombëtar.
Kjo mund të faktohet shum thjeshtë me kamerat e sigurisë që janë të vendosura në objektin e Kishës. Nën Flamur kemi lindur Nën Flamur do vdesim”, ka shkruar tetovari. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se natën e së martës rreth orës 23:30 kanë arrestuar personin J.A. 33 vjeç nga Reçica e Vogël, ndaj të cilit do të ketë kallëzim përkatës penal. /(INA)