VIDEOLAJM/ Me flamuj kuqezi e këngë popullore, shqiptarët kërcejnë valle para parlamentit në Athinë
Shqiptarët kanë festuar në mes të Athinës për 28 dhe 29 nëntorin. Me flamuj kuqezi dhe me këngë popullore shqiptare ata kanë kërcyer valle para Parlamentit grek.
Kanë qenë mediat greke që kanë publikuar videon e tyre duke kërcyer në Athinë nën ritmet e muzikës shqiptare. Kujtojmë se festat kombëtare të Shqipërisë janë festuar në disa shtete të botës, nga shqiptarët që jetojnë atje.