VIDEO/Shkodra ndez dritat e festave të fundvitit me ceremoni ndryshe nga të tjerat! Sheshi i mbushur plotë me qytetarë
Shkodra ka ndezur mbrëmë dritat e festave. Një ceremoni ndryshe nga herët e tjera para bashkisë së Shkodrës ku prezent ka qenë edhe kryebashkiaku Benet Beci.
Sheshi kryesor i qytetit i mbushur plot me qytetarë në nisjen e muajit të festave të pagëzuar “Gëzo në Shkodër”.
Për stolisjen e qytetit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili në një postim të bërë në facebook, shkruan se kjo është ajo që ndodh në kryeqendrën e veriut për ata që thonë “Ç’rëndësi ka vota”.
“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”- shkruan Rama.