Në një shkollë të Gjenevës nxënësit shkelin flamurin serb dhe e filmojnë këtë
Në një video që po qarkullon aktualisht në Tiktok, para një shkolle shihen rreth dhjetëra të rinj dhe në flamur serb i shtrirë në tokë ndërkohë që nxënësit shihen duke e shkeluar atë, transmeton albinfo.ch. Një vajzë që godet me këmbë flamurin e Serbisë, mban vetë një flamur shqiptar mbi supe. Këto skena kanë ndodhur në një shkollë në lagjen Le Lignon të Gjenevës.
Pierre-Antoine Preti nga Departamenti i Arsimit dhe Rinisë i Kantonit të Gjenevës konfirmon incidentin pe¨r 20minuten.ch: “Ne jemi të njohur me incidentin që ka ndodhur në ‘Cycle d’orientation du Renard’”, thotë ai. Nxënësit që ndjekin këtë shkollë janë nga 12 deri në 15 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në “Ditën e Kulturës”. “Ideja për këtë ditë ka ardhur nga vetë nxënësit”, thotë Preti. Një nxënës i cili vetë nuk ka prejardhje serbe kishte ardhur në shkollë me një flamur serb. “Nxënësit me prejardhje kosovare ia kanë rrëmbyer djalit flamurin në oborrin e shkollës dhe e kanë shkelur atë”, përcjell albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur më 1 qershor.
Nxënësit janë “dënuar në mënyrë meritore”
Ngjarja është trajtuar nga drejtoria e shkollës dhe është diskutuar me nxënësit. Janë njoftuar edhe prindërit. “Ata kanë deklaruar se nuk e kanë bërë këtë për bindje politike”, thotë Preti. Megjithatë, ata u “dënuan në mënyrë meritore” dhe ngjarjet u proceduan.
Është normale në këtë moshë që incidente të ndodhin herë pas here. “Por ishte incidenti i parë i këtij lloji në shkollë”, thotë Preti.