Kush ishte Ibrahimi a.s (Abrahami)?
Shpend Hulaj
Historia si shkencë kërkon shumë përpjekje, studime dhe hulumtime serioze e me sinqeritet. Nëpër periudha të ndryshme ajo është dëmtuar, shkatërruar, devijuar e zhdukur aq shumë që e bën të vështirë një historian të arrijë të vertetat e mirëfillta, ngase kërkon që historiani të bëhet gjeograf, gjuhëtar, folklorist, antropolog, dhe në shumë specialitete të tjera, nga të cilat secila sjell dritën e saj dhe mundëson për të arritur siguri absolute, pa dyshim jo pa u gabuar.
Veçanërisht historia islame është mizoruar e cila ra viktimë në nofullat e grabitqarëve. Atë e mizoruan dhe e dëmtuan njëjtë si vendorët edhe të huajt. Ata e kanë vendosur historinë islame në pranga të forta të çelikut dhe e kanë lidhur me zinxhirë të kapur fortë që i tërheqin prangat dhe shpojn lëkurën e mishin deri sa arrijnë në asht. *
Gjithsesi historia si ngjarje e tregim është e këndshme e cila ngjallë interes dhe entuziazëm tek të gjithë shtresat e njerëzve. Dhe në fakt edhe Kurani Kerimi e atribuon një gjë të tillë, duke e cilësuar historinë si tregimet më të bukura, e ato janë historitë e Pejgamberëve. “Ne me të shpallur të këtij Kurani po të rrëfejmë ty (Muhamed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit”. (Suretu Jusuf-3).
Një nga epokat e errëta që pësoi njerëzimi dhe historia e tij është epoka e komunizmit, ku feja u largua nga të gjitha sferat jetësore njerëzore dhe më njeriu nuk mund ti jepte përgjigjje ngjarjeve historike, madje edhe vet ekzistencës së tij, siç ka thënë Ilia Ebu Madi : Erdha nuk e di nga, por erdha, dhe pash nje shteg perballe dhe eca. Dhe unë do të vazhdoj të eci dua apo nuk dua. Si erdha? Si e pashë rrugën time? Nuk e di! Në këtë kontekst Allahu xh.sh na konfirmon në Kurani Kerim se ngjarjet absolute të vërteta, të sakta janë vetëm në librin e shenjtë në Kuran, duke demantuar pretendime të devijuara dhe qëllimkëqia. Thotë Allahu xh.sh: “Elim Lam Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim ne të (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm”. (Suretu Bekare – 1). Nga ky ajet mund të kuptojmë që Allahu xh.sh ua mundëson të kuptojnë të vërtetat e ngjarjevje vetëm të sinqertëve të devotshëm.
Në këtë studim tonin duam të paraqesim disa fakte që sqarojn disa ngjarje dhe histori si në personalitete dhe në ndodhitë e kohës. Dihet që përgjatë historis ngjarjet kanë ndodhur mes dy grupeve, grupi që kërkonin të drejtën dhe lirinë, dhe grupi që merrte të drejtën e tjerëve duke bërë dhunë, persekutime e uzurpime. Për ta arritur këtë sundim, grupi dhunues mundohej të paraqitej si grupi qe dëshiron të udhëheq boten me rregulla, e kritere të ngritura nga ata por si referenca marrin librat e shenjtë të cilët i shkruajnë me duart e tyre duke devijuar nga e vërteta. Ata gjithashtu veten e konsiderojnë si meritoret duke pretenduar se kanë prejardhje nga një person i famshëm historik dhe se i takojn një populli të njohur në histori. Ne mund ta kuptojmë qartë këtë me ngjarjet që ndodhen gjatë fundit të shekullit 20 dhe fillimit të shekullit 21 ku u shkaktuan luftra dhe masakra të tmerrshme. Një nga personalitetet më të mëdha në histori është Ibrahimi a.s ku në Kuran cilësohet si një individ por kishte peshën sa një popull.
Të gjithë njerëzit janë nga Ademi a.s. dhe të gjithë janë vëllezër. Në të gjitha vendet në botë do të gjenë se ato përbëhen apo janë formuar nga dy vëllezër apo tre vëllezer. Siç është rasti me ne shqipetarët në dy degë, në Gegë dhe Toskë. Thotë Allahu xh.sh: “O ju njerëz, Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër dhe ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni, me të vërtetë, më i nderuari prej jush tek Allahu është më i devotshmi prej jush. Vërtet, Allahu është i ditur për gjithçka”. Kështu askush nuk ka të drejtë të mburret se i takon këtij fisi apo atij fisi dhe kanë përparësi në ndonjë gjë, pasi të gjithë janë nga një prejardhje.
Në ajetin (Dhe ju bëmë popuj dhe fise) thotë: Dhe ju bëmë në përpjesëtim, kështu që disa prej jush i përshtaten të tjerëve me prejardhje të largët, e disa prej jush të tjerëve me prejardhje të ngushtë; Ajo që i përshtatet prejardhjes së largët është dikush që nuk ka lidhje me njerëzit e popullit, dhe kjo është kur një arabi i thuhet: Nga cili popull jeni? Ai thotë: Unë jam nga Mudari, ose nga Rebia. Sa i përket njerëzve të rastit më të afërt, njerëzit e fiseve, ata janë si Temimi nga Mudari, dhe Bekri nga Rebia, dhe fiset më të afërta janë farefisnit, të cilat janë si Shejbani nga Bekri dhe Darimi nga Temimi.*
Jemi munduar të japim të dhëna që mendoj se janë për herë të parë të thëna dhe të dokumentuara nga historianë musliman por edhe të tjerë.
Kush ishte Ibrahimi a.s?
Ibrahimi, a.s, ka lindur në Irakun jugor. Ai u vendos në qytetin Ur të Keldanis. Babai i tij ishte Azer Ibn Nahuri. Thuhej: Ai është xhaxhai i tij. Xhaxhai është baba, sipas zakonit arab. Thuhet: Ibrahim bin Tarih bin Nahur bin Sarug bin Halia bin Abir bin Shalih bin Erfahshedh bin Sam bin Nuh a.s.* Ishte nga populli i Kuthit – fshat në drejtim të Kufes. Ai lindi në Kuthi, Babiloni ose Vurka. Në Kuthi tentuan të digjnin Ibrahimin a.s. Pas dështimit të përpjekjes për ta djegur, ai shkoi në Harran (Haran), në veri të gadishullit, dhe më pas në Palestinë, me gruan e tij Sarën dhe djalin e vëllaut të tij Lutin. Me Lutin, gjithashtu ishte edhe gruaja e tij. Për shkak të thatësisë në vend. Ai u zhvendos në Egjipt gjatë epokës së patronatit të robërve (Heksusit).
Pastaj ai u kthye me Lutin në Palestinën jugore dhe ata u ndanë, duke ruajtur marrëdhënien e tyre të dashurisë dhe farefisnisë, për të gjetur secili prej tyre ujë dhe ushqim për vete. Ibrahimi jetoi në Bir Seb’a (Beer-Sheba) e Luti jetonte në jug të Detit të Vdekur, i cili njihet si (Liqeni i Lutit).*
Histori të ngjajshme na sjell edhe profesori Eqrem Zenelaj ku thotë: Kanaani ishte vendi i popullsisë kananite. Ky emër është emër gjithëpërfshirës për të gjithë popujt aty, e ndër ta popullsia e dalluar ishin fenikasit.
Qyteti më i zhvilluar dhe më i njohur në Kanaani ishte SIDONI. Nuk paramendohet shkrimi i parë pa fenikasit (herioglifet).
Sipas Moisiut dhe Biblës,360 vite pas Përmbytjes së Madhe të mëkatit erdhi Abrahami. Kjo i bie në vitin 1965 para erës së re.
Abrahami erdhi me një koloni të tij si nomad blegtorësh dhe konsiderohet si themelues i popullit hebrenj.
Origjina e prindërve të tij ishte nga vendi Ur në Kaldea. Nga aty ishin shpërngulur prindërit e Abrahamit dhe ishin vendosur në Haran të Mesopotamisë. Pastaj, Abrahami me nipin e tij, Loth u tërhoq nga Harani i Mesopotamisë kah perëndimi për t’u vendosur në Kanaan.*
Gjithashtu kemi burime që tregojn që: 3000 p.e.s Arabët e fisit Kenan e ndërtuan qytetin e Kudsit. Babai i pejgamberëve Ibrahimi a.s. shkon nga Iraku – Sham – Egjipt – Sham. 1850 p.e.s. Ibrahimi a.s. takohet me Mbretin kenanas besimtarë dhe të drejtë. Babait të Pejgambereve Ibrahimit a.s i lindi djali Ismaili a.s. nga gruaja Haxhere, e pas tij për dhjetë vite edhe djali Is’haku nga gruaja Sara. Meka ku e ndërtoi Mesxhidi Haramin (Qaben) me djalin e tij Ismailin. Pas dyzet viteve të ndërtimit të Mesxhidi Haramit Ibrahimi a.s e ndërton edhe “Mesxhidi Aksan” në Palestinë.*
Ibrahimi, alejhi selam, shkoi me gruan e tij të dytë (Haxheren) në Mekë dhe me të ishte edhe djali i saj Ismaili, alejhi selam. Pasi i la aty dhe u largua prej andej (“në një luginë pa bimë”) shpërtheu burimi Zemzem, e më pas erdhen fisi “Xhurhum” përmes “Kuda’a”.
Ibrahimi, a.s, vdiq dhe u varros në qytetin Halil (Hebron) në Palestinë.
Mendoj se është me rëndësi që të njohim se kush janë arabët? Arabët janë disa popuj që rrjedhin nga Sami i biri i Nuhut a.s. Vendodhja e tyre bazë është gadishulli arab që gjendet në cepin jugor të kontinentit aziatik. Ka përplasje mendimesh mbi shkakun e emërtimit të tyre “arabë”. Ka që mbrojnë mendimin se emërtimi i tyre rrjedh nga stërgjyshi i tyre “Ja’rub bin Kahtani”. Ndërkohë që disa mendojnë se ky emërtim rrjedh nga folja “ju’ribu” që do të thotë “i aftë për t’u shprehur” bazuar në faktin se arabët njiheshin për oratorinë e tyre. Ndërsa disa studiues të tjerë mendojnë se fjala “arabë” rrjedh nga një rrënjë e vjetër e gjuhës së Samit që do të thotë “perëndim” kjo për arsyen se banorët e vendeve që ndodhen midis “ dy lumenjeve” i quanin “perëndimorë” ata njerëz të cilët banonin në shkretëtirën që ndodhet në perëndim të vendeve të tyre. Disa të tjerë mendojnë se fjala “arabë” rrjedh nga disa fjalë hebraike të cilat kanë lidhje me beduizmin dhe shkretëtirën. “Eraaba – أعرابا” që do të thotë “tokë e mbuluar me bar” “ireb” që do të thotë “liri”, mosnënshtrim ndaj një sistemi të caktuar” ose nga fjala “arabah” që do të thotë “thatësirë dhe shkretëtirë.” Nga kjo rrjedhë emërtimi i luginës arabeh (عربة وادي- Arava) e cila ndodhet midis Palestinës dhe Jordanisë, për shkak të thatësirës së saj.”*
Historianët, arabët i ndajnë në dy kategori kryesore:
1 – Arabët e zhdukur: Janë ata që u shkatërruan dhe janë studiuar lashtësia e tyre, si: Ad, Themud, Xhedis dhe Xhurhumi i parë.
2 – Arabët e mbetur: Historianët, i ndajnë në vijen e dy degëve kryesore:
– Arabët arabë janë Kahtanët. Atdheu i tyre origjinal është Jemeni. Ndër fiset e tyre më të famshme janë Xhurhum dhe Jarub. Nga Jarubi, kanë dale fise dhe familje që u degëzuan në dy degë të mëdha: Kehlan dhe Himjer. Më i famshmi nga familja e Kehlanit është: El-Ezd. Në mesin e tyre janë El-Evs, El-Hazrexh, bijtë e Xhefnes (Gasasinët), Tije, Medh’hexh, El-Nah’a, Hemdan, Kinde dhe Leham.
Familja më e njohur e Himjerëve janë Kuda’a dhe ndër trungjet e Kuda’a janë: Belij, Xhuhejne, Kelb dhe Behrae.
– Arabët që janë arabizuar (ose të arabizuar): Ata janë Adnani. Disa historianë thanë: Ata u quajtën kështu sepse Ismaili fliste sirianisht ose hebraisht. Kur Xhurhumi (nga Kahtanët) erdhën në Mekë dhe u vendosen për të jetuar me të dhe nënën e tij, ai u martua me ta. Ai dhe fëmijët e tij mësuan arabisht, kështu që u quajtën: (arabët, të arabizuar), dhe ata janë shumica e arabëve beduinë dhe qytetarë që sot jetojnë në mes të Gadishullit Arabik dhe në vendin e Hixhazit deri në shkretëtirën e Shamit. Ku atyre më pas u përzien në vendet e tyre arabët e Jemenit pas shembjes së Digës së Me’ribit.
Ndër fëmijët e Adnanit: Mu’adi, dhe të gjithë pasardhësit e Adnanit erdhën prej tij. Mu’adi kishte katër fëmijë: Ibad, Nezar, Kanes dhe Enmar. Nga Nezari ka dy fise të mëdha: Rebia dhe Mudar.
Rebia zbriti nga vendi i Nexhdit në luginën e Tihamës. Benu Mudari u përhap në të gjithë Hixhazin dhe u shtua në numër të madh. Ata pushtuan shumë vende në Nexhd dhe gjetkë dhe përfunduan me udhëheqjen e Xhamisë së Shenjtë (Qabes) në Mekë.
Mudari u nda në dy degë: Kajs Ajlan dhe Iljas. Ndër fiset Kajs Ajlan janë: Hevazin, Sulejm dhe Thekif. Iljasi kishte tre djem, nga të cilët erdhën shumë fëmijë, duke përfshirë: Eslem, Huza’a, Muzejene, Temim, Huzejeme, Hevn, Esed dhe Kenane. Nga Kenane: El-Nadar, dhe nga El-Nadar: Malik, dhe nga Maliku: Fihr, e ata janë (Kurejshët).
(Arabët të arabizuar) është edhe një legjendë e përmendur nga disa historian, që është shuar.
Ndërsa epoka e Ibrahimit dhe djalit të tij Ismailit ishte një epokë arabe më vete. Ai nuk ka asnjë lidhje me siriakët apo jehudët. Tani ka dallim shkencërisht midis popullit të Ibrahimit, popullit të Jakubit (Israilit), popullit të Musait, jehudëve dhe hebrenjve.
Në dritën e rëndësisë së kësaj çështjeje, përmendim sa vijon:
Termi (Ibri – hebre), ose (Ibrani – hebraik), u përdor rreth mijëvjeçarit të dytë para eres sonë, dhe më herët, për një grup fisesh arabe në veri të Gadishullit Arabik në Sham, dhe për popujt e tjerë arabë në rajon. Derisa fjala (Ibri – hebre) u bë sinonim i birit të shkretëtirës ose shkretëtirës në përgjithësi. Kështu, fjala (El-Ibri – Hebre) ose (El-Habiri), ose (El-Habiru) (në gjuhën arabe d.m.th: kalimtar, person qe kalon, ecen andej kendej), ose (Hebiru – Hebre) u shfaq në burimet kuneiforme dhe faraonike, ku israilët, mozaikistët (Mevsujijinët) dhe jehudet nuk ekzistonin ende.
Një fis luftarak që ka qenë në luftë kundër së vërtetës që nga fillimi i botës. Ata e paraqesin veten si hebrenj, por nuk janë!
Greg Felton, një shkrimtar kanadez dhe ekspert i Lindjes së Mesme, tha: “Ajo që ne e njohim si “shteti hebre i Izraelit” është në të vërtetë një shtet-garnizon etnocentrik i themeluar nga jo-semitët me qëllimin e deklaruar për të shpronësuar dhe shtypur civilët semitë”.
Shkenca ka vërtetuar dhe ka hequr perdet e saj të errëta dhe ka zbuluar gjarprin dhe njerëzit e tij. Ata që ne të gjithë i quajmë “hebrenj” sot janë në fakt dishepuj të entitetit të lig që Bibla e përshkruan si “gjarpri i vjetër, djalli”!
Nga fillimi i shekullit të parë, mijëvjeçari i parë, kazarët e Evropës Lindore njiheshin si “njerëzit e djallit gjarpër” dhe tani vetë Izraeli e ka pranuar se njerëzit e tij që e paraqesin veten si hebrenj janë në të vërtetë kazarë.
Përkatësisht, botimi i librit të hebreut hungarez Arthur Koestler në vitin 1976 me titull “Fisi i trembëdhjetë” tronditi shumë komunitetin hebre dhe publikun tjetër, sepse, sipas librit të Koestler, hebrenjtë e sotëm evropianë nuk e kishin origjinën nga Palestina, por nga Khazaria, një shtet i madh dhe i fuqishëm që shtrihej midis lumit Vollga dhe Dnieper dhe pushtoi territorin e sotëm të Ukrainës, Krimesë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Tronditja e shkaktuar nga libri i Koestler ishte se ai në një mënyrë i privoi hebrenjtë nga e drejta e tyre për origjinë semite.
Prandaj, ata nuk janë bijtë e zgjedhur të Abrahamit siç e paraqesin veten, dmth. anëtarët e 12 fiseve të Zotit janë tashmë fisi i 13-të i shtuar i së keqes.*
Termi hebre (Ibri) ose hebraik nuk përmendet fare në Kuranin e Shenjtë. Ai përmendi vetëm israilët, popullin e Musait dhe jehudeve (eledhine hadu). Për sa i përket fjalës hebraik për t’iu referuar jehudeve, rabinët (Hahamunët)e përdorën atë në këtë kuptim në një kohë të vonë në Palestinë.
Zbulimet e fundit arkeologjike kanë treguar se fjala (Israel) ka qenë emri i një vendi në Palestinë dhe është një emër kananit, dhe me këtë kuptim është përmendur në shkrimet faraonike që datojnë para epokës së Musait a.s. Gjithashtu, emrat Ibram (Ibrahim), Jakubit dhe Jusufit u përmendën në shkrimet faraonike. Datojn para epokës së Musait a.s, gjë që tregon se janë gjithashtu kananit.
Vlen të përmendet në këtë drejtim se Palestina ishte tokë e huaj (gurbetit) për Ibrahimin, djalin e tij Is’hakun dhe nipin e tij Jakubin (Israelin). Këtë e vërteton edhe vetë Tevrati, sepse ata ishin mërgimtarë në mesin e kananitëve, banorët fillestarë të Palestinës, veçanërisht bijtë e Israelit, të cilët të gjithë kanë lindur në Harran dhe janë rritur atje. Ky rol përfundoi pasi familja e Jakubit emigroi në Egjipt, iu bashkua Jusufit dhe u integrua në mjedisin egjiptian dhe u shkri në të.
Dhe kështu me radhë. Termi (Israel) nënkupton Jakubin, nipin e Ibrahimit dhe bijtë e tij. Roli i tyre ishte i kufizuar në rajonin e Harranit, atdheun e tyre origjinal në të cilin ata kanë lindur dhe janë rritur. Sa i përket Palestinës, ajo është vendi i mërgimit të tyre. Ato u gjetën në shekullin e shtatëmbëdhjetë para eres sonë, në të njëjtën epokë si Ibrahimi. Gjuha në këtë rajon në atë kohë ishte një gjuhë (gjuha amtare- gjuha e nënës), e cila flitej nga njerëzit e Gadishullit Arabik para shpërnguljes së tyre në Helal Hasib, domethënë para se kjo gjuhë të shpërndahej në dialekte të ndryshme, si kananitja, aramaisht dhe amurije. Kështu, gjuha e fiseve aramaike të cilave u përkiste Ibrahimi ishte e njëjta gjuhë që flisnin Kananejtë dhe Amurejtë në Palestinë dhe është shumë e afërt me gjuhën amtare (gjuhën e nënës).
Sa i përket (popullit të Musait), ata ishin ushtarë të arratisur – me shumë mundësi – të shoqëruar nga një grup i madh mbetjesh të Heksusit në shekullin e trembëdhjetë para eres sonë. Këta njerëz besonin në fenë e pastër të monoteizmit, e cila është e ndryshme nga feja e jehudeve, e cila thërret në Zotin e tyre (Jehova), si popull i zgjedhur. Mësimet e Musait dhe ligji i tij u shkruan në hieroglife dhe asnjë gjurmë e tyre nuk është gjetur. Pastaj këta mozaikistë (mevsujunë) përvetësuan gjuhën, kulturën dhe traditat e Kenanasve, duke devijuar nga mësimet e Musait dhe ligji i tij. Këta janë ata që më vonë u njohën si jehud.
(Jehudët): Një emër i dhënë për mbetjet e grupit të Judës, të cilët u internuan nga Nabukadnezari në Babiloni në vitin 586 para eres sonë. Ata u emëruan sipas mbretërisë së zhdukur të Judës (jehudhes). Ky fis i robëruar morën dialektin e tyre nga aramaishtja. Dhe me këtë e përpiluan Tora (Tevrati) që kemi në duart tona kur ishin robër në Babiloni, pra tetëqind vjet pas kohës së Musait. Prandaj, ky dialekt u bë i njohur (si aramaishtja e Tevratit). Ata përdorën shkronjën e quajtur Rruba. Është marrur nga shkrimi i lashtë aramaik. Ky është pa dyshim ndryshe nga ligji që iu shpall Musait. Ajo mund të quhet (Tora e jehudëve), për ta dalluar atë nga (Tevrati i Musait).
Pastaj vijnë periudha të mbretërive pas Davudit dhe Sulejmanit a.s, si: Mbretëria e Jehudhës në jug me kryeqytetin Orshilim. Mbretëria e Israilit në veri me kryeqytetin Nablus që ishte më e madhe se ajo e jugut dhe nga ajo ishin shumica e priftërinjeve të Beni Israilëve. Mbreti Oshirion (Serxhon) e shkatërroi mbretërin e Israilit e vari mbretin e fundit të saj dhe e dëboi popullin e saj në vitin 721 p.e.s. Faraoni i Egjiptit e shkatërroi mbretërin e Jehudhas pastaj e sulmoi mbretërin e veriut dhe e pushtoi të cilën e udhëhiqte Oshirioni. Mbreti i Babilonit “Bahtansiri” hidhërohet për kapitullimin e mbretëris veriore nga duart e Faraonit e sulmon Palestinën e mposhtë Faraonin dhe i merr nga ai të dy mbretërit. E shkatërron Mesxhidi Aksan (shkatërrimi i parë) dhe i nënshtron beni israilët (periudha e nënshtrimit babilonas) në vitin 587 p.e.s.
Ahmini Kursh mbreti Persian e pushtoi Babilonin dhe Jahudit i ktheu në tokën e jehudhas (qysh nga ajo periudhë beni israilët u quajtën Jehud dhe feja e tyre jahudizmi). Pas pushtimit të Persis, pushtimit të Aleksandër Maqedonit dhe Ptolemeut në vitin 63 p.e.s. romakët e sulmuan dhe e morën qytetin e shenjtë. “Herodotin” (Herodos) e emëruan mbret të saj. Jahudit e pranuan atë dhe ai e rindërtoi murin (skeletin) i cili u ndërtua dhe mbeti ashtu deri në kohën e pejgamberit të Allahut Zekerias a.s, djalit të tij Jahjas a.s dhe gjithashtu edhe të Isaut a.s djalit të tezes së Jahjas a.s (18-20 p.e.s.)
Deshën ta mbysin edhe Isaun a.s. por Allahu e ngriti lart te Ai dhe ua dërgoi atyre imperatorin romak “Titusin” e dogji qytetin e shenjtë e prishi xhaminë dhe nuk la asnjë gurë të murosur njëri përmbi tjetrin ashtu siç ua pati tërhjekur vërejtjen Isau a.s. dhe prishja e dytë ka qenë në vitin 70 miladi. Imperatori Romak (Ilir)“Adriani” mori gjurmët e qytetit të shenjtë dhe ndërtoi një falltore idhujtare me emrin Jupiter (Zeus) në vitin 135 miladi.*
Këto janë disa burime që në detaje sqarojn shumë rrjedha dhe ngjarje që kanë të bëjnë me këto periudha dhe këta popuj. Pas shtrembërimit të Tevratit u futën shumë devijime dhe gënejshtra.
Kur këta jehudë shkruan Torën, ata synuan të arrinin dy qëllime kryesore:
E para: Lavdërimi i historisë së tyre duke e bërë veten mes popujve më të dalluar (populli i zgjedhur) të cilët i ka zgjedhur Zoti mbi popujt e tjerë. Për ta arritur këtë, ishte e nevojshme të kthenin origjinen e tyre te personaliteti më i shenjtë i lashtë, d.m.th. personaliteti i Ibrahimit, fama e të cilit ishte përhapur në të gjithë botën në atë kohë. Ata e tregonin dhe e shkruanin me mjeshtëri historinë e tyre dhe atë sipas tekave të tyre dhe i shtuan asaj formë fetare për të siguruar pranimin e saj nga ndjekësit e tyre. Kështu, ata e bënë referenc historinë e tyre nga Ibrahimi dhe te nipi i tij Jakubi (Israeli). Ata e quajtën popullin e Musait Beni Israilë, edhe pse ata u shfaqën rreth gjashtëqind vjet pas Israelit.
Sa i përket të dytës: Ata e bënë Palestinën atdheun e tyre origjinal, pavarësisht se vetë Tora pohonte se Palestina ishte një tokë e huaj për Ibrahimin, Is’hakun, Jakubin dhe djemtë e tij që lindën në Harran dhe u rritën atje.
Ibrahimi – dhe djali i tij Ismaili – i përkasin fiseve arabe aramaike. Ai daton disa shekuj përpara ekzistencës së izraelitëve, Musait dhe jehudeve. Epoka e Ibrahimit është epokë arabe më vete. Nuk ka asnjë lidhje me epokën e jehudeve. Kurani Famëlartë e ka theksuar këtë aspekt:
(“madje thuaju): “O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)”?
Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? Allahu e di të vërtetën e ju nuk dini.
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve. (Ali imran 65,66,67}.
Semit dhe antisemitik janë emra që nuk kanë origjinë në histori. Ky epitet (semitik) u krijua nga shkencëtari gjerman A.L. Schloster në një libër që botoi në 1781 dhe i dha titullin e mëposhtëm: (Index of Biblical and Eastern Literature).
Pranimi i këtij etiketimi – ose heshtja për të – është një devijim që çon në injorancë. Pretendimet besimtare jehude-sioniste kanë qëllime të fshehura. Aktualisht po e shohim atë veçanërisht në Perëndim, dhe në gjithë botën në përgjithësi. Historia e Roger Garozhit, akuza e tij për antisemitizëm dhe gjyqi i tij është larg nesh.
Meqë Nuhu a.s. njihet si babai i dytë i njerëzimit, pra pretendohet se lloji njerëzor u shtua vetëm nga djemtë e Nuhut a.s, e që ishin: Sami, Hami dhe Jafethi, pra, nga Sami rrjedhin: arabët, asirianët, babilonasit, fenikasit, persianët dhe hebrenjtë. Kurse, nga Hami: zezakët, indianët, koptasit dhe berberët. Ndërsa, nga Jafethi: raca mongole (që përfshin: kinezët, tatarët, turqit) dhe evropianët.
Nëse do ta merrnin këtë pretendim si të sakt për semitizëm, atëherë biem në kundërshtime parësore. Arabët dhe hebrenjtë janë nga Sami djali i Nuhit a.s që dmth janë vëllezër. Atëherë pse nuk llogaritet antisemitizëm ndaj arabëve dhe të tjerëve që rrjedhin nga arabët dhe Sami.*
Pas Nuhut a.s nuk linden pasardhës asnjë përveç bijve të Nuhut a.s Samit, Hamit dhe Jafethit. Ata lanë pasardhës të cilët u shpërndanë në tokë, dhe njerëzimi rrjedh nga ata. Nga Sami janë arabët dhe hebrenjtë (Ibranijunët). Nga Hami zezakët, abesinasit dhe afrikanët tjerë. Nga Jafethi turqit, dhe të huajt e tjerë. Allahu xh.sh thotë: “E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën”. Safat 77.*
Popujt gjatë epokave të ndryshme kanë pësuar ndryshime qofshin duke u larguar nga vendbanimet e tyre, apo duke ndryshuar gjuhët dhe etnografitë e tyre kulturore e shoqërore. Këto ndryshime kanë ardhur si pasojë e luftrave të ashpra, termeteve, vullkanëve e vershimeve ujore, që sot shkenca i verteton.
Thotë Allahu xh.sh: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i Dijshëm dhe hollësisht i Njohur për çdo gjë”. Huxhurat 13.
Ajo që më bëri përshtypje është një hartë e vizatuar në vitin 1493 nga Hartmann Schedel në Nyrnberg, me një format tjetër të punuarit të tregimet të botës në perimeter sferik, ku paraqet rrejdhjen e njerëzimit nga tre bijtë e Nuhut a.s.
Harta e botës 1493 nga Hartmann Schedel, e mbajtur nga figurat biblike Sem, Japhet dhe Cham. Harta tregon botën e vjetër të njohur duke përfshirë Evropën, Afrikën dhe Azinë (me Tartaria, Pathia, Indi dhe Tabrobana). Antipodet në anën e majtë. Qyteti i Jeruzalemit është në qendër të hartës.
Tekstet latine dhe gjermane shpjegojnë atë që shfaqet, në përkthim të përafërt: Epoka tjetër / e botës / faqe 13: Ndarja e përbashkët e botës: Bota quhet kështu një perimetër pasi ajo është thjesht rreth një disku ose topi. Gjithashtu bota është e ndarë në tri pjesë, përkatësisht Azi, Afrikë dhe Evropë; por më pas jo në mënyrë të ngjashme si Azia arrin nga mesi i ditës gjatë lindjes së diellit deri në mesnatë ndërsa Evropa arrin nga mesnata në perëndim të diellit dhe Afrika nga perëndimi i diellit në mesditë. Tani Azia mbulon gjysmën e pjesës së botës së banueshme, ndërsa Afrika dhe Evropa gjysmën tjetër. / Midis këtyre pjesëve të drejtuar nga e përbashkëta shikoni një det të madh dhe i ndan këto. Meqenëse bota është e ndarë në dy pjesë të lindjes së diellit/Azisë dhe perëndimit të diellit/Afrikës dhe Evropës, ajo u nda nga djemtë e Noes pas Përmbytjes, dhe Semi me pasardhësit e tij zotëronte Azinë, Evropën Jafet dhe Afrikën Çame.
Fjala Urshilim (Jerusalem) ka kuptim: Qytet, vden i paqes me kuptim arab: Ur qytet Selim paqe.*
Allahu xh.sh nëpërmjet Kuranit na mahnit kur përmend emra të vendeve apo personaliteteve duke mos na lënë të humbim dhe devijojm në histori e realitet. Do të përmendi vetëm disa nga këto:
Në libra të shumtë Idrisi a.s permendet me emra tjerë si Hermes, Thot, Ahnuh etj, ndërsa Allahu xh.sh e vërteton se ai është Pejgamberi Idrisi a.s.
Në Kohën e Nuhut a.s njerëzit kishin marrë për zotra disa besimtarë dhe dijetarë të devotshëm të asaj kohe si: Ved, Suva’a, Jeguth, Jeuk dhe Nesra. Ata ishin besimtarë, dhe nuk kanë faj aspak at apse njerëzit pas vdekjes së tyre i moren si zotra, siç ndodh edhe sot.
Tube’a ishte një person besimtarë i mirë, por populli ishin në devijim. Allahu xh.sh dënoi popullin e Tube’as pasi ata nuk u bindeshin ligjeve të Zotit. Thotë Aisha r.a: Mos e ofendoni Tube’a se ai ka qenë njeri i mirë”.*
Allahu xh.sh na tregon se Meka në të kaluaren është quajtur Beke. Sot ajo quhet Meke. “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo në Bekë (Mekke), e begatshme dhe udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.” Ali Imran 96.
Detyra e jonë është studimi dhe hulumtimi i historisë mbi bazat e shëndosha islame nga Kurani dhe syneti, që ti sjellim botës pasqyren reale të njerëzimit e në veçanti muslimanëve dhe islamit.
Referencat:
- Atllas i Kuranit, Dr Shevki Ebu Halil
- Kasasul Kuran durus ve iber, Sead Jusuf Ebu Aziz
- Dirasat fi ahdi nubuve vel hilafete rrashide, AbdulVahid AbduRrahman Shuxha’a
- Sin Xhim, Sherif El Ilmi
- Pyetje dhe pergjigje fetare shkencore, Shpend Hulaj
- Pellazgët Ilirët Shqiptarët, Eqrem Zenelaj
- Historia per klasen e 10, Mr. Samir B Ahmeti
- 100 koloset e Islamit, Xhihad Turbani
- Islamweb.net
- Geschichte fur alle 3, Elisabeth Monyk, Eva Schreiner, Johannes Brzobohaty, Elisabeth Mann
- Dnevno.hr
- Palestina nëpër kohë, Revista Ferha dhe Rre’j