“A ki nanë, ka qenë sëmurë e se takove 2 min” Erzenit për të birin: I raftë pika punve të drogës
Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK-ut ku shihet se Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit të trafikut të kokainës të të birit Eralbi Breçani dhe shpesh herë madje si prind i tërheq vëmendje.
Në një bisedë të zhvilluar 8 shtator të vitit 2020, Erzen Breçani i thotë të birit se pse nuk ka shkuar që të takojë të ëmën, e cila ka qenë edhe sëmurë, ndërsa njëkohësisht shfaq edhe dijeninë lidhur me aktivitetin që ushtron i biri për trafikun e drogës.
Në 8 shtator 2020 Erzen Breçani bisedon me Eralbi Breçanin, ku dërgon mesazhet:
“…Po ju a e gjet perzirsin…Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll…Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit…Ku e keni shit… Ku je…Se jam ka due me dal…Po a nuk e takove Ujezën hic sot a…? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more… He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta…,” thuhet në dosje.