Në Artë të Çamërisë, kur italianët lejuan flamurin kombëtar dhe çeljen e shkollave shqipe

Nga Armand Plaka

Ka qenë një moment, kur Çamëria apo një pjesë e saj u ndodhën përkohësisht nën pushtetin italian. Ishte qershori i vitit 1917, kur në Çamëri hynë trupat italiane, të cilat qëndruan atje rreth tre muaj deri në mbarim të verës.

Përveçse u lejua të ngrihej flamuri shqiptar, u liruan nga burgjet një pjesë e popullsisë çame, u lejua ngritja e administratës vendore me shqiptarë, e edhe më domethënëse ishte çelja e shkollave shqipe në Çamëri.

Me hyrjen e Greqisë në Luftën e I Botërore përkrah Antantës, vendim i cili u mor pas shumë andrallash e hezitimesh, por edhe premtimeve të pisëta sanksionuar me marrëveshje të fshehta, italianët u larguan dhe vendin e tyre e zuri përsëri Greqia.

Dy fotot që po hedh sot në rrjet i përkasin pikërisht atij momenti (qyteti i Artës) e janë nxjerrë nga arkivat italiane që dokumentojnë Luftën e Parë.

Scroll to Top