Burri bëri ndërhyrje në organin gje…, kirurgu estetik: Gruaja shqiptare bëhet pishman pas një viti
Kirurgu estetik Panajto Papa ka qenë i ftuar në “Wake Up” i cili ka folur për ndërhyrjet estetike në Shqipëri, a janë shtuar meshkujt që bëjnë më shumë ndërhyrje kirurgjikale dhe a pendohen më vonë?
Ai tregoi një rast që ka ndodhur vërtet, pavarësisht se kur e tregon duket si një barsoletë. Një rast që i ka bërë përshtypje është i një burri i cili kërkoi që të zmadhonte organin gjenital. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pas një viti, erdhën sërish në klinikë dhe gruaja i kërkon doktorit që ta ndihmojë burrin të rikthehet ashtu siç ka qenë, pasi kishin probleme gjatë raportit seksual etj. Sipas doktorit rikthimin në gjendjen e mëparshme të burrit, ishte e pamundur.
Panajot Papa: Kemi një rast konkret që duket si barsoletë, por është reale, ku edhen burrë e grua dhe partneri bëri një operacion. Erdhi me një letër nga psikiatri që të bëhej operacioni, pasi pacienti është në rregull. Pas një viti bashkëshortja e solli përdore burrin dhe tha ju lutem ma ktheni burrin një një gjendje të mëparshme.
Neada Muçaj: Pse çfarë nuk shkonte?
Panajot Papa: Kishin dhimbje gjatë raporteve dhe nuk faktikisht nuk u kthye në gjendjen e mëparshme, ky është problemi. Aty është vendosur proteza dhe njëkohësisht i është bërë një prerje të një muskuli që mund të japë në pjesën atomike një zmadhim prej 4 centimetra. Automatikisht është shumë e vështirë ta rindërtosh këtë lloj ligamentin. Në momentin që i është bërë vizita dhe i është bërë trajtimi, është shumë e rëndësishme që pacienti të mendojë mirë se çfarë është duke bërë, të marrë informacionin e duhur dhe në momentin që e ka marrë informacionin dhe deri diku është e nevojshme dhe jo detyrimisht estetike, automatikisht mund të bëhet korrigjimi. Shpesh herë nuk ka një kthim mbrapa të bëhet një korrigjim duke prerë lëkurën sepse shumica e rasteve ti deri diku në operacion në vetvete krijon një ind fibrotik brenda në trup dhe nuk është se ka një kthim mbrapa.