Shkencëtari shqiptar rrëfen si grekët përvetësuan perëndinë Ilire!
Burimet greke rreth prejardhjes dhe pasardhësve të Diones janë inkonistente dhe shpesh kontradiktore.
Kështu p.sh në burimet e lashta greke Afërdita del herë si bijë e Zeusit me Dionën (që tregon lashtësinë e kultit të Diones) e herë si bija e Uranus-it (Qiellit) (Grimal P. 1996), por zakonisht, por zakonisht, në mitologjinë greke është Hera dhe jo Dione grua e Zeusit (kjo e fundit del si grua e tij kryesisht në Dodonë ose e lidhur me Dodonën).
Erika Simon ka dokumentuar se sa e vështirë ka qenë futja e Diones në panteonin grek.
Ajo përmendet nga Homeri (IX century p.e.s), por nuk është e përfshirë në Teogoninë e Hesiodit (shekujt VIII-VII p.e.s), dhe është lënë jashtë panteonit dhe skemave artistike të perëndive të Olimpit grek dhe vetëm më vonë, në altarin e Pergamumit (shekulli II p.e.s), është futur ndër perënditë olimpike.
Edhe më vonë, në shekullin II p.e.s, kjo perëndi vazhdoi të konsiderohej si pjesëtare e grupi të titanëve ose bijë e një titani nga autorë të lashtë grekë, si Apollodori, e akoma më vonë, në shekullin e parë të erës sonë nga autori latin Gaius Julius Hyginus etj.
Përgjithësisht, Dione nuk ka vënd në gjenealogjite e sotme të perëndive Olimpike; në të gjitha ato gjenealogji është vetëm Hera që del si grua e Zeusit Lidhur me këtë duhet mbajtur parasysh se titanët nga disa autorë modernë konsiderohen si njerëz ose kafshë.
Dhe mbi të gjitha, për grekët ka qenë normale të futnin në panteonin e tyre perëndi jo greke; le të kujtojmë me këtë rast vetë historianët grekë, sidomos Heredoti, na tregojnë se grekët kanë futur në panteonin e tyre jo vetëm perëndi trake (Dionisi, Aresi, etj.), por dhe egjiptiane, asiriane dhe hitite.
Kështu që, Thana, e dëshmuar në Ilirinë e jugut e të veriut, do të identifikohej me Dionen e Dodonës, një perëndi e tipit të “Nënës së Madhe”, atëherë ka të ngjarë që atë sot ta gjejmë të transpozuar në mitologjinë shqiptare si “E bukura e dheut”, ku dheu përfaqëson një nga mbretëritë e mëdha hyjnore (krahas asaj të qiellit e të diellit).
Në besimin e sotëm të shqiptarëve, E bukura e Dheut jeton nën tokë dhe atë e ruan një qen me tri kokë, që nuk fle, as natë as ditë. Ajo ka leshra të arta e kush arrin t’i marrë ndonjë fije prej tyre shkëlqen si diell.
Për ta bërë këtë duhet që njeriu të bëhet i padukshëm me ujin e mrekullueshëm, para se të kalojë pranë qenit me tri kokë. Pastaj ai i hedh pak “baltë të vdekurve” në vesh të Bukurës së Dheut, që është duke fjetur, dhe ajo nuk ndien kur ai t’i marrë fijen e flokut.
Ajo ndihmon burrin e saj për të zgjidhur detyrat e vështira që i vë atij mbreti. Me lotët e saj ajo shndërron gurët e malit në xhevahirë, me idetë e saj njeriu bën gjëra të papërfytyrueshme. Ajo shkruan letrat e të vdekurve nga bota e nëndheshme dhe i vë njeriut në gojë një bar të mrekullueshëm, që e bën të vlojë në kazan me vaj të përvëluar e prapë të mbetet gjallë, etj. (Prralla Popullore Shqiptare, 1954)
Referenca:
Çabej. N, “Në Gjurmët e perëndive dhe mitologjemave ilire”
Mar nga KONICA.AL