“Prostitutë, ke shkuar me shoferin e autobusit”- Mësueset kacafyten për flokësh: Të marr zvarrë moj, të shqyej!
Një ngjarje e paprecedente ka ndodhur në shkollën “Memo Meto” në Kuç të Vlorës, ku dy mësuese janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por situata ka degjeneruar edhe në dhunë fizike.
Denoncimi është bërë në emisionin Stop, ku Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tregon se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. Debati, sipas saj është regjistruar nga mësuesja e Anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e ka kërcënuar me publikimin e video.
Më pas, mësuese Blerina thotë se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin që sipas tij, ngaqë kolegia “mban syze optike është beqare”, apo duke e akuzuar për raporte intime me persona të ndryshëm.
Blerina Muça: Debati ka nisur në fund të muajit Maj diçka e tillë pa arsye nga ana e saj. Unë duke debatuar me një koleg, arsyeja domethënë, nuk kisha probleme me atë, kjo më regjistron dhe pas disa ditësh më kërcënon me këtë video e më thotë që “këtë video do të ta nxjerr tek “Jeta osh qef”, të të demaskoj dhe unë ndërkohë i them se cila është arsyeja, Më pas, më thotë që “arsyeja nuk je ti, është shkolla e drejtoreshë Muzikës” që të demaskonte drejtoreshë Muzikën. Aty u mbyll situata dhe zonja Irma ishte me kontratë. Vij këtë vit përsëri në shkollë dhe gjëja e parë që filloi ishin kërcënimet ndaj meje, me bullizim të tmerrshëm duke cënuar anën time morale.
Pyetje: Çfarë të thuhej konkretisht?
Blerina Muça: “Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Gjatë gjithë kohës në momentin kur më gjente vetëm, vinte së bashku me Lindita Idrizin, të dyja bashkë dhe krijonin situata ofenduese kundrejt meje. Fjalët më të rënda, “prostitutë”, “shet drogë”, “je e droguar”, “nuk të do familja”.
Pyetje: Ku agravoi gjithë ky konflikt?
Blerina Muça: Një ditë, si çdo ditë që vijmë në shkollë me furgonin e shkollës, si gjithmonë me kunjat e veta dhe ishte një moment kur unë nuk e durova dot dhe i thashë “çfarë problemi ke me mua?”. Pastaj më tha “dëgjo këtu, ti je një femër e degjeneruar, je një femër rrugaçe, je një femër e shëmtuar”, domethënë fjalët që i ka dëgjuar i gjithë kolektivi “je një femër imorale dhe unë të urrej për këtë gjë” dhe ndërkohë ja them dhe unë këto pasi ajo tha shumë fjalë për mua dhe unë i thashë “dhe ti je imorale për mua”. Në momentin që shkuam në oborrin e shkollës, zonja më vjen nga mbrapa, më kap për flokësh, duke bërtitur “do të të tërheq zvarrë, do të të shqyej”. Kjo më merr syzet optike sepse unë në njërin sy jam me 30% shikim dhe mundohet që t’i thyejë. Ja marrin nxënësit nga dora dhe ja japin drejtoreshës në dorë syzet. Drejtoresha e mbajti në mënyrë që të mos agravonte situata më tej. Kjo përsëri ja merr drejtoreshës dhe me një urrejtje të tmerrshme ja merr syzet dhe i shkasin përsëri nga dora. Përsëri për herë të tretë, nxënësit marrin syzet dhe ja japin drejtoreshës. Syzet m’u bënë copash.
Syzet janë optike dhe janë shumë të nevojshme për shikimin tim. Këto syze kanë pasur vlerën 370 Euro, janë blerë para 2 viteve. Më merr policia dhe bëjmë deklaratat. Drejtoresha bën mbledhje dhe zgjedh vetëm Këshillin e Disiplinës dhe të Etikës dhe prisja… por për këtë pjesë nuk u diskutua asgjë dhe drejtoresha më thotë që “ato po më kërcënojnë sepse ti je zënë me Çajupin, pra me mësuesin, debati i parë. Ke pasë një debat dhe ato më kërcënojnë se do ta publikojnë atë video sepse ti nuk ke marrë masë për ato 2 mësues. I them “drejtoreshë, akoma mbledhje?”. Më thotë “po, ja morëm këshillën e prindërve dhe vendosëm që ju të merrni nga një masë paralajmërim për heqje nga puna”. Por nuk qëndron ky problemi, por sepse ato të dyja vazhdojnë të njëjtën situatë, më ruajnë pas derës së klasës, më shajnë tek nxënësit.
Një debat i nisur në furgonin e transportit ka shkuar në pikën që në ambientet e shkollës mësuese Irma e ka kapur nga flokët Blerinën dhe i ka thyer syzet.
Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!
Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!
Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?
Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti.
Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës. Në fakt, ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është çuar as në ZVA dhe as në DRAP.
Drejtoresha: Blerina të të jap lekët dhe të blesh syzet?
Mësuesja: Jo, lekët do m’i japi ajo. Pse duhet të m’i japësh ti?
Drejtoresha: Çfarë duhet të bëj unë?
Mësuesja: Të merrje masë, që i takonte!
Drejtoresha: Unë e bëra detyrën. (I ka thënë mësueses tjetër) I ke bërë dëm ekonomik. Jepi lekët,-i thashë. Lëri të tjerat çfarë keni bërë!
Mësuesja: Besoj, je koshiente për të gjitha gjërat, që kanë ndodhur.
Drejtoresha: Jam shumë koshiente për çdo gjë.
Mësuesja: A të thashë “merr masë, që i takon, se ato do vazhdojnë”? Jo,- më the,- se do më çojnë në DRAP Fier me videon, që më kërcënoi mua.
Drejtoresha: Më dëgjo mua tani! Jo, nuk të kam thënë, se më kërcënon, por unë nuk kam marrë masë në Qershor për gjënë, që ndodhi.
Blerina: Po dhe ajo vjen me videon, më kërcënon.
Drejtoresha: Po, e ka marrë një video atje dhe thotë “Ti s’ke marrë masë”.
Mësuesja: Kam sjellje të keqe me kolektivin, siç pretendojnë ato?
Drejtoresha: Vazhdo punën, siç e ke nisur!
Mësuesja: Çfarë pune të vazhdoj? Më shkulën flokët para gjithë shkollës dhe më thyen syzet. Çfarë pune të vazhdoj?
Drejtoresha: Me thashethemet e këtyre, unë ta jap të drejtën.
Mësuesja: Masa “Paralajmërim për heqje nga puna”. Unë nuk kam bërë gjë.
Drejtoresha: Ato luftën e kanë njësoj, si me ty, si me mua. Ne, nëse biem në nivelin e atyre dhe të përulemi, dhe të themi, dhe të merremi me llafet e atyre…
“Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, por mësuese Irma fillimisht u fsheh e më pas nuk pranoi, që konflikti ka ndodhur në ambientet e shkollës.
Gazetarja: Zysha përshëndetje, si je. Pse po vrapon?
Mësuesja: Nuk jam e detyruar që të…
Mësuesja: Nuk po vrapoj, po ngjitem.
Gazetarja: A të pëlqejnë këto syzet që kam vendosur unë?
Mësuesja: Dukesh shumë bukur.
Gazetarja: Fatkeqësisht nuk i kam xhamat sepse i keni thyer ju. A ju kujtohet?
Mësuesja: Duhet të pyesni kolegen. Nuk mund të më filmoni…
Gazetarja: Nuk është nevoja që të ikni me vrap. Ti je krenare që ke rrahur një mësuese. Nga çfarë keni frikë që po fshiheni?
Mësuesja: Absolutisht, nuk dua të dal në televizor!
Mësuesja Dhunë nuk ka kryer njeri me të. Të jesh e bindur për këtë. Në ambientet e shkollës. Jashtë ambienteve të shkollës, unë e zgjidh ndryshe problemin me atë. Jam njeri! Nuk ke të drejtë! Nuk dua të përgjigjem!
Gazetarja: Po ju ishit krenare për veprimet që keni bërë. Nuk jam unë.
Mësuesja: Nuk mund të hysh ashtu!
Gazetarja: Nuk jam unë krenare që kam dhunuar një mësuese.
Mësuesja: Nuk kam dhunuar një mësuese. Nuk ke punë në ambientet e shkollës. Nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës!
Një fakt, provat tregojnë të kundërtën e asaj që mësuese Irma deklaroi, pasi sipas një përgjimi, ajo ishte shprehur me krenari për aktin e saj dhe madje kishte edhe ide se si dhuna ndaj mësueses do të bëhej lajm dhe gati kishte edhe titullin.
Mësuese Irma: S’bëhem pishman për asnjë veprim dhe asnjë fjalë, që kam thënë.
Denoncuesja: S’bëhesh pishman, që rreh njerëzit kot.
Mësuese Irma: Ty të tregova vendin njëherë.
Denoncuesja: Krenari e madhe që prek njerëzit me dorë, se ne s’kemi duar…
Mësuese Irma: Për mua krenari është. Ja, do dalim dhe në lajme. Do dalim dhe në lajme. Një mësuese? S’na pëlqen ky titull. Tek “Vlora neës” lexoje, që sot. “Një mësuese rrahu një mësuese”. Unë do komentoj: “Unë isha ajo, që e rraha”.
Mësuesi: Ne debatuam aty, pasi pati një incident, për shkak të të tjerëve. Të asaj të Anglishtes, të Irmës. Ajo e inicioi. Ajo fliste keq për Blerinën në marrëdhëniet shoqërore dhe unë nuk i fola Blerinës.
Gazetarja: Çfarë fjalësh ju janë thënë për mësuese Blerinën?
Mësuesi: Për gjëra që nuk ia vlejnë.
Gazetarja: Për çështje morali?
Një nxënës gjithashtu pohon se ka qenë Irma Yzeiraj që ka nisur debatin dhe i ka thyer syzet koleges Blerina.
Gazetarja-nxënësit: A ke qenë ti prezent? Çfarë ka ndodhur?
Nxënësi: Ja theu mësuese Irma syzet.
Gazetarja: A e ka kapur për flokësh?
Gazetarja: Po tjetër çfarë ka ndodhur?
Nxënësi: E ka sharë mësuese Irma e para.
Gazetarja: A t’i mësoi njeri këto fjalët?
Nxënësi: Jo, isha vetë. Doja të vija vetë.
Mësuese Irma shkon edhe më tej kur thotë se Blerina është me probleme serioze të shëndetit mendor dhe bën magji.
Mësuese Irma: Kjo është mësuesja me probleme serioze mendore. Është në sallën e mësuesve. Kjo mësuese merret me magji. Ka fuqi të mbinatyrshme. Ki kujdes dhe ti zonjë! Ki kujdes, se kjo mësuese ka fuqi! Me këto na shprehet në shkollë. Kjo është një mësuese fallxhore. Është mësuese që shikon filxhanët. Është mësuese, që nuk bën mësim. Ka aftësi të mbinatyrshme. Do t’i shikosh si kjo e juaja sot. Është e mbinatyrshme.
Gazetarja: Kjo e imja? Qenkam dhe unë magjistare?
Gazetarja: Pse merreni me moralin e saj se me kë shkon e më kë nuk shkon?
Mësuese Irma: Është kjo mësuese, që flet për moralin e saj në ambientet e shkollës. Për moralin e saj, që ka një burrë të martuar, që është futur me një familje që e ka prishur, që do rrisi fëmijët e gruas tjetër. Nuk më intereson fare jeta e saj private. I kam hequr vizë, nuk i flas.
Mësuesja qëndroi e mbyllur 2 orë në një klasë të shkollës, por nuk pranoi të jepte versionin e saj pse ka nisur konflikti dhe u largua duke vrapuar nga ambientet e institucionit arsimor.
Gazetarja: Pse po vraponi? A mendoni se nuk mund të vrapoj dot, çfarë është kjo formë? Më thuaj pse e ke dhunuar? Ku do të shkoni? Pse e keni dhunuar? Mos më shtyj? Pse po vrapon? Pse po i shmangesh të vërtetës? Më jep versionin tënd, është shumë e thjeshtë. Do të ikësh në furgon? Pafshim!
Për këtë situatë, “Stop” iu drejtua DRAP Fier që tha se janë marrë masat për paralajmërim për largim nga puna për të dyja arsimtaret e përfshira në konflikt.
Mësuesja: Sapo fola me…dhe më thotë, që drejtoresha nesër do marri masë për ty, se ke futur Stopin brenda. Është e vërtetë kjo? Gjoja të ka thënë DRAP-i.
Drejtoresha: Po. Unë jam e detyruar, t’ju mbledh. Është futur Stopi. Do të pyes edhe ty, do pyes edhe Etlevën, do pyes edhe gjithë mësuesit, si ka ndodhur. E kam detyrë deri nesër pasdite të jap masë, pse është futur Stopi në shkollë.
Mësuesja: Unë jam kërcënuar kaq muaj nga filan mësuese me një video, apo jo? Me të njëjtën video je kërcënuar edhe ti.
Drejtoresha: Moj, unë jam kërcënuar, por nuk e vras mëndjen për atë pjesë.
Por një ditë pasi, “Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, në këtë institucion u bë një mbledhje pse grupi i xhirimit ishte futur në shkollë, mbledhje që nuk u bë kurrë për sherrin dhe dhunën ndaj mësueses. Arsimtarët kanë firmosur nga një deklaratë, ku thuhet se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Por për përmbajtjen e deklaratës, firmëtarët nuk dinë gjë pasi thjesht janë detyruar të nënshkruajnë.
Denoncuesja: Nuk e ke lexuar dhe ke firmosur?
Mësuesja: Unë kam firmosur ca ka qenë poshtë. Ca ka qenë lart, s’e di. Ca ishte ajo?
Mësuesja tjetër: As unë s’e kam lexuar.
Denoncuesja: Qofshi ju, që jeni, që thoni nuk ishim dakord, por firmosëm.
Mësuese tjetër: Unë nuk e kam lexuar fare pjesën lart.
Denoncuesja: Atje thuhet, që unë kam sharë në sy të fëmijëve, ndërkohë që ju thoni, nuk ke sharë në sy të fëmijëve.
Mësuese tjetër: Ku ke sharë ti…?! Po nuk e kemi lexuar tani, se po na merrni mendtë e kokës?!
Denoncuesja: Domethënë do e pranoni ju që na detyruan?
Mësuesja tjetër: Unë do mbroj kokën time