Doli të blinte rrobat për shkollë duke mos e ditur që po e priste ‘kostumi i vdekjes’/ Ndërron jetë Mario, djali i vetëm i familjes
Para se të bëhej thirrja për ndihmë, Mario u nis me një avion spitalor në Itali, ku pas tre ditësh qëndrim në terapi intensive, në luftë me jetën, nuk ia doli dot. Djali i vetëm i familjes tashmë është një engjëll për të gjithë të afërmit e tij.
Shqiptarët kontribuan për Marion sapo mësuan për lajmin, dhe familjarët falenderojnë çdo shqiptar për ndihmën që kanë dhënë.
16-vjeçari, u aksidentua nga një automjet ditën kur kishte dalë të blinte rrobat për fillimin e vitit shkollor.