Super lajmi i ditës / 4 korsi të tjera për autostradën Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet. Ky lajm është bërë me dije nga vetë zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë mbledhjes në komisionin e Ekonomisë.

Balluku tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme për vitin 2024 dhe do i japë zgjidhje trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

“Pas analizave të thella që kemi bërë duke ndjekur numrin e shtuar të trafikut midis Tiranës dhe Durrësit, të cilat lidhen nga zona industriale më e rëndësishme në Republikën e Shqipërisë dhe që tashmë po kthehen  edhe si një qytet i integruar. Duke marrë parasysh të gjitha zhvilimet që do të ndodhin në Marinën e Durrësit, tashmë ka nisur faza e parë ndërtimore të Marinës së Durrësit dhe çdo të ndodhë me ndërtimin e Portit të ri.

Ne kemi parashikuar që brenda këtij buxheti zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi, nga secila anë, një korsi për t’ju shtuar rrugës ekzistencte dhe një korsi emergjence. Pra autostradës Tiranë-Durrës do i shtohen 4 korsi për ta kthyer këtë në një autostradë të nivelit A”, tha Balluku.

Gjithashtu, zv.kryeministrja tha se një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe hapja e tunelit të Llogarasë në pranverën e vitit të ardhshëm duke i dhënë kështu një tjetër hov turizmit në jug të vendit.

Scroll to Top