Shkoi në burg për të mos dëshmuar për Haradinajn, kush është Shefqet Kabashi që u paraqit si dëshmitar sot në Hagë?

Shefqet Kabashi është dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të cilin s’kishte pranuar të dëshmonte. Për këtë, ai ishte dënuar me dy muaj heqje lirie. Ai dëshmonte edhe në rastin e ish-ministrit Fatmir Limaj.

Kabashi ka filluar dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët duke kritikuar prokurorët. Ai ka thënë se s’mund të bashkëpunojë me ZPS-në, meqë sipas tij, prokurorët po dëmtojnë shumë dëshmitarë.

“Ju e dini se unë vetë nuk kam vendosur, nuk ka qenë gatishmëri dhe vendimi për të ardhur këtu. Megjithatë, jeni përpjekur që t’i gjeni të gjitha mënyrat e mundshme, në mënyrë të tillë të më sjellni këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, sinqerisht me prokurorët sepse ju dëmtoni shumë njerëz, keni dëmtuar kaq shumë njerëz, përfshirë dëshmitarët dhe gjithë vendin tim”, tha Kabashi.

Scroll to Top