Drini, 11-vjeçari shkodran ndërton skuter e ashensor për gjyshen. Që 4 vjeç luan me elektricitet
Në ABC e mëngjesit, Drini 11-vjeçari shkodran zbuloi pasionin e tij për teknologjinë. Ai tregoi se si ndërtoi skuterin ekologjik me biçikletën e vjetër të gjyshes.
“Unë vendosa të krijoj skuterin tim, ecën ngadalë, por është i sigurt. Metali që ndodhej në oborr e përdora për skuterin, po ta hidhnin do të ndotej ambienti”, është shprehur ai.
Për ndërtimin e skuterin, 11-vjeçari ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të teknologjisë ‘Bibliotek’.
Gjatë kësaj interviste, Drini 11-vjeç zbuloi se ka në plan të ndihmojë gjyshen e tij, pasi synon që t’i ndërtojë një ashensor për të ngjitur ushqimet në kuzhinën e gjyshes./abcnews.al/