Zbulohet helmeta Ilire në Kroaci, arkeologët: I përket një luftëtari grek
Një helmetë greke, e cila thuhet se i përket shekullit i 4-të para Krishtit është gjetur në Kroaci. Helmeta është gjetur në një varr në Zakotarac, në Dalmacinë e jugut dhe sipas arkeologëve, ajo i përket një një luftëtari që është varrosur aty rreth 2000 vite më parë.
Daily Mail shkruan se helmeta e zbuluar njihet si ‘Helmeta Ilire’, por historianët grekë kanë thënë se helmeta është përdorur fillimisht në Greqinë antike në shekullin e 5-të para erës sonë, ndërsa ilirët sipas tyre e kanë përdorur atë në shekullin e 4-ët para erës sonë.
Brenda varrit, arkeologët kroatë kanë zbuluar edhe objekte të tjera si monedha, mbetje anijesh, shumica e të cilave sipas arkeologëve i përafrohen më shumë me ato që kanë lidhje me Greqinë antike.
Arkeologët thonë se edhe pse ‘Helmeta ilire’ është një nga shumë elementët identifikues të kulturës ilire në Ballkan, ajo mund të jetë përdorur nga luftëtari grek./ kultplus.com