“La ilahe il Allah, Albin Kurti rasul Allah” – Eskalon mërgimtari, e quan profet kryeministrin Albin Kurti

Edhe ditën e sotme Kuvendi i Kosovës ka qenë i hapur për mërgimtarë. Aty ka pasur shumë vizita nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, e në shumicë përkrahësit e partisë në pushtet.

Megjithatë, njëri nga këta mërgimtarë ka eskaluar totalisht. Albin Kurtin e ka quajtur profet, e thënien shumë të vlefshme për myslimanët, e ka kthyer nga pejgamberi Muhamed, në emrin e Albin Kurtit.

“La ilahe, il Allah – Albin Kurti resul Allah” – është shprehur një mërgimtar për kamerën e lajmi.net.

Ai ka shkuar aq larg sa i ka quajtur jonormal 49% të qytetarëve që nuk e kanë votuar Albin Kurtin.

Videoja:

Scroll to Top