Çobani milioner në Sarandë/ “Nga puna me delet, im bir ngeli beqar”

Në ditët e sotme kur të gjithë duan të shkojnë në Tiranë, ka akoma njerëz të punës, që qëndrojnë në fshat dhe ja shikojnë bereqetin punës.

I tillë është edhe Besim Hysenbelliu, të cilin kamera e Top Channel e takoi rrugës për në Sarandë. Besim Hysenbelliu,  së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në  Livadhia të Sarandës.

Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes. Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja. Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Besimi thotë se gocat e sotme rrijnë pa bukë edhe ta marrin burrin çoban nuk pranojnë. Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm. /gazetaexpress.com

Scroll to Top