Disa familje arbërore të migruara në Raguzë (Dubrovnik) gjatë shekujve 13-17!
Është interesante se pothuajse të gjitha burimet tregimtare e kronikat e Raguzës (Dubrovnikut) të shekujve 15 -17 përmendin arbërit si pjesëtarë të qytetarisë përkatësisht të fisnikërisë së Raguzës ose në lidhje me të, gjatë gjithë shekujve të mesjetës. Besueshmëria e kronikave të përmendura ka qenë një çështje debati edhe sot e kësaj dite.
Fisnikëria dhe shtetësia raguzane gjatë mesjetës u krijua gradualisht nga popullsitë autoktone si dhe nga një emigracion i fuqishëm që vinte kryesisht nga Gjiri i Kotorrit (Bocche di Cattaro, Boka Kotorska), Italia, Bosnja, Kroacia, Arbëria, dhe emigrime ca më të vogla nga ndonjë vend tjetër ballkanik ose nga Europa Perëndimore!