Revolta e Astrit Çermës: Epo të diskutojë filmat tanë një mender Mamaqi, kjo është çmenduri
Aktori i njohur Astrit Çerma ka reaguar i revoltuar, pas një diskutimi në emisionin e Grida Dumës për filmat shqiptarë.
Dhe e habitshmja ishte, se aty për të diskutuar për filmat ishin personazhe të tillë si Ledion Liço apo Ermal Mamaqi.
Pikërisht kjo gjë e ka revoltuar aktorin e madh, që prej vitesh jeton në Amerikë.
“Epo kur arrihet “arrita” që edhe një farë “Erëmender” Mamaqi, një artist idjot organik, të diskutojë për filmat dhe krijuesit e ish- Kinostudios, i duhet vënë kapak një herë e mirë artit e artistave kinematografik shqiptar, dje, sot edhe për 100 vjetë e ardhshëm”, shkruan aktori i madh.