Shkodrani mban premtimin, thur vargun 10 metra me 100 kg qepë!

Fermeri Kujtim Plangaj, i cili jeton në fshatin Boks, Shkodër u bë personazh i njohur në rrjetet sociale disa muaj më parë pasi thuri një varg me qepë jo pak po gati 4 metra të gjatë. Madje me batutë, fermeri 53-vjeçar u shpreh se vetëm puna i bën 100 euro.

Pangaj u shpreh në emisionin Goodmorning Albanias në Euronews Albania se synonte që të krijonte një varg akoma më të gjatë deri në 10 metra gjë që e ka bërë realitet. Ai tha se synon ta shesë vargun e qepëve që peshon 100 kg, në shifrën 200 euro.

Fermeri tregoi se të afërmit e morën vesh për vargun e pazakontë të qepëve vetëm kur e hodhi videon në rrjetet sociale dhe e komplimentuan. Ai nuk e fshehu dëshirën që të konkurronte dhe për rekordin Guiness për vargun më të gjatë të qepëve në botë.

Scroll to Top