E dhimbshme / Momenti kur i ati sheh edukatoren që i thyen këmbën të bijës, përplas tavolinën
I ati i 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti. Ai thotë se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës ka treguar se e dhunoi edukatorja edhe pse më parë nuk fliste rrjedhshëm.
Saimir Kodra: Aty është ora 13:46. Kanë dalë nga pushimi, domethënë kanë ardhur për gjumë. Vajza si duket nuk ka gjumë në atë moment, sepse gjithë të tjerët po të shohësh fëmijët e tjerë, janë në gjumë. Ky është zëri i vajzës… Jo këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edukatorja që rri atje, kjo që vjen.
(Momenti kur edukatorja e godet në këmbë vajzën)
Babai përplas tavolinën.