Evi Kokalari zbardh prapaskenat e forta: Ju tregoj se kush janë 3 ushtarët e Sali Berishës që po hedhin në erë ‘Foltoren’, një prej tyre është nën hetim nga SPAK

Aktivistja e njohur, shqiptaro-amerikane, njëherësh themeluesja e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, Evi Kokalari ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka lëshuar kritika të forta në adresë të deputetëve të “Foltores” rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kokalari tregon se kush janë 3 ushtarët e Sali Berishës që po hedhin në erë “Foltoren”. Sipas saj, deputetët Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshin, po mbrojnë kullat e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit. Po ashtu, ajo thekson se Bylykbashi është nën hetim nga SPAK për aferën e ish-klubit “Partizani”.

Madje aktivistja tregon edhe gabimi që pritet t’i nxjerrë ata përfundimisht nga opozita. “Oerd Bylykbashi është nën/kryetar i PD se Rithemelimit, Flamur Noka sekretar dhe Albana Vokshi kryetare e forumit te gruas, pra qe te tre kane pozicione shume te larta ne PD e Rithemelimit. Pse jane çdo nate neper studio televizive për te mbrojtur Abi Malltezin dhe 19 kullat e tij?

E kuptoj qe ky rast ka përfunduar ne SPAK sepse dyshohet qe Berisha ka abuzuar postin si Kryeministër për t’i kthyer pronat, por me vjen keq – Berisha ka avokat mbrojtës, dhe e bija apo Gjokutaj mund ta bëjnë shume mire këtë pune ne publik. Fakti qe nen/kryetari i PD se Rithemelimit, dhe pse ne kohen kur kane kthyer pronat ka qene pjese e kësaj afere dhe është pjese e investigimit, del dhe mbron nje çështje qe është nen investigim, është nje gabim qe do ti kushtoj shume PD se rithemelimit.

Qartazi juve ju mungon serioziteti, dhe nuk po bëni opozite por avokatin mbrojtës te çështjeve qe nuk duhet te kenë me te bëjnë me rithemelimin. Kështu qe vendosni, o pozicionohuni si nje biznes privat i familjes Berisha, ose pozicionohuni si individ qe do merreni me hallet e popullit. Askujt nuk i intereson çfarë ka ndërtuar apo përfituar Abi Malltezi dhe Argita Berisha.

Këto çështje jane ne SPAK dhe le te sqarohen ne ate institucion. Ndërkohë, Parlamenti kalon nje buxhet qe do taksoj ne maksimum bizneset e vogla duke i detyruar dhe ata te shpopullojnë Shqipërinë. Pensionistet nuk paguajnë dot ushqimet qe jane ngritur çmimet me te njëjtat standarde si ne Amerike – por ju keni tre jave qe flisni për kullat e Malltezit. Prandaj opozita çalon masivisht, dhe pa pastruar ushtaret e se kaluarës, nuk ecim dot përpara”, shkroi këtë fundjavë aktivistja Evi Kokalari në rrjetet sociale.

Dosja e SPAK: Ja roli i Oerd Bylykbashit në aferën ish-klubit ‘Partizani’

Megjithatë tashmë është zbardhur se Sali Berisha vetëm një vit pasi ishte bërë kryeministër nisi personalisht “punë”, në funksion të pasurimit të shpejtë të familjes. Sipas dosjes së SPAK, rezulton se nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.

Përfshirja e institucioneve dhe zyrtarëve në shërbim të dhëndrit të kryeministrit, rezulton e paprecedentë. Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në këtë aferë të familjes Berisha njësoj si në “biznesin” e Gërdecit bëri karrierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha. Sot i ke të rreshtuar te Rithemelimi. I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës në atë kohë ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim.

Nga dokumentet e nxjerra prej hetimit të SPAK, rezulton që Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim ushtarakëve që rezistuan të përfshiheshin në aferën korruptive që sot ka çuar në burg Jamarbër Malltezin dhe në prag të tij si të pandehur vetë Sali Berishën. Bie në sy mes emrave të zyrtarëve të implikuar dhe të nënshtruar në shërbim të interesave familjarëve të Berishës, Oerd Bylykbashi, sot zëvendës i Sali Berishës te lëvizja politike Rithemelimi e cila u krijua pikërisht për të parandaluar këto ditë të zeza për atë dhe familjen.

I vendosur nga Berisha në krye të një zyre antikorrupsion të krijuar nga Berisha në vitin 2006 e cila shërbente si “sëpatë mbi kokë” për institucionet që nuk i nënshtroheshin familjes kryeministrore, Bylykbashi shërbeu për aktin e fundit të përmbylljes së aferës “Klubi Partizani”. Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu.

Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste. Oerd Bylykbashi i cili natën e arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës u shfaq si avokat i tyre, rezulton se e ka kryer me sukses detyrën në shërbim të familjes Berisha në atë kohë. Pas kontrollit të tij “antikorrupsion” u shkarkua kreu i Komandës Mbështetëse gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore, duke i hapur kështu rrugën përfundimtare shndërrimit të Jamarbër Malltezit si investitor në një truall ku trashëgonte vetëm disa dhjetra metra.

Scroll to Top