Ky ishte patrioti i rrallë që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi/ Detajet
Momenti kur trimi dhe atdhetari i madh Ahmet Zherka e ‘qëndisi’ me shtatë plumba në ballë shkelësin e pështirë të flamurit kombëtar, në ato ditë gushti të 1975 mu në zemrën e Nju Jorkut, ne Manhatanin magjik, nuk do të harrohen kurrë.
Ahmet Zherkën e kanë lindur Alpet shqiptare, aty ai u shoqërizua me shkreptimat gjëmëmëdha dhe rrufete tronditëse. Në shtëpinë e te parëve të vet dëgjoi këngët e trimërisë dhe bujarisë. Veçanërsisht i kishte bërë përshtypje dhe e kendonte shpesh këngën për “trimin e trimave” Gjergj Elez Alinë; i ishin skalitur fort në mendje veçanërisht vargjet:
- Pak pa mrrijtë, baloz, ti m’ke dredhue:
- M’ke lypë motrën para se mejdanin;
- M’ke lypë berret para se çobanin,
- E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,
- Se ne të parët nji kanu na kanë lanë:
- Armët me dhanë përpara e mandej gjanë!
Pas burgosjes se të atit nga regjimi komunist në Shqipëri, familjarisht shpërngulet ne Ferizaj, në Kosovë. Pushtimi serb, ndjekja dhe persekupimi i shqiptarëve nga policia sekrete e Tito-Rankoviçit, shkelja e çdo te drejta njerëzore dhe kombëtare nga regjimi sllavo-komunist jugoslav, ngjallën tek i riu Ahmet Zherka ndjenjën e fuqishme të urrejtjes dhe nxiten veprimtari kundërshtimi “ndaj sllavëve të Karpateve”, siç i cilëson ata në shkrimet e veta, serbët pushtues. Ne shoqërinë e nxënësve te shkollës ai dallohej për guxim, deshirë të fortë për veprimtari konkrete ndaj policisë dhe oficerëve serbë. Një dite, ndersa luante futboll në nje fushë te vogël, degjon një britmë dhe zhurmë jo larg fushës, nuk ecën, por vërvitet drejt ngjarjes. Merr vesh se disa ushtarake serbë kishin nëpërkëmbur nje grua plakë shqiptare ne mënyrë vulgare; sulet ndaj tyre me grushta dhe shqelma, madje njerit prej tyre i shkul edhe një vesh.
Në Ferizaj, ai vihet nën ndjekjen e policisë dhe sherbimit sekret serb për aktivitetitn e vet antiserb, prandaj detyrohet te arratiset dhe të strehohet në disa të njohur te shqiptarët e Malit të Zi. Po edhe ketu nuk e ndërpret veprimtarinë atdhetare. Vazhdon të ndiqet nga policia serbo-malazeze, prandaj largohet për në Itali… Qëndron pak muaj në një kamp për emigrantët dhe në maj të vitit 1968 vendoset familjarisht ne Amerikë.
Në “Amerikën e bukur”, në vendin e demokracisë dhe të lirisë gjen shtratin e ngrohtë dhe më të mirë për jetesën dhe veprimtarinë atdhetare. Krahas punës së përditëshme, me orë edhe të zgjatura, që të mbante familjen, i kushtohet me te gjitha forcat e shpirtit dhe mendjes veprimtarisë atdhetare për Kosovën dhe Shqipërine. Mirrte pjesë në demonstrata, madje shpesh sillte edhe fëmijtë, se ahere, kujton ai, pak afroheshin në këto veprimtari. Bashkëpunon me kroatët kundër shtypjes dhe okupimit serbo-jugosllav. Po çdo ditë radhët me shqiptarë shtohesh më shumë.
Familja e Ahmet Zherkësh ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës pas LDB. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar. Ai kishte vrarë punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e vret. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të vrasjes.
Punonte, djersiste, shkruante dhe mirrte pjesë ne tubime atdhetarësh. Në qendrën e vet të punës kishte një ndarje ku xhvishte e vishte rrobat e punes, pushonte ose hante drekën. Aty mbante pak libra shqip, një fotografi të Skënderbeut dhe kishte varur një flamur kombëtar.
Ishin kohë të vështira dhe njeriu duhej te vetëmbrohej, tërhoqi derën e “zyrës” dhe u ngjit ne katin e dyte, ku kishte zyrën Smithi. Trokiti në derë dhe hyri. Smithi me nje buzëqeshje nervoze e pyeti pse kishte ardhur. Ahmet Zherka i tha me nje ton te qetë dhe qartë: ”Kam ardhur, zoti Smith, që të zbatoj vullnetin e popullit tim, të mbroj nderin e flamurin e përdhunuar nga ju…!” Ndërsa Smithi u përpoq të fitonte kohë, Ahmeti, si njeri qe vinte nga zona e barutit, nxori naganten dhe me nje saktesi të plotë i zbrazi në ballë dhe në krahorin e majtë 6 plumba atij shkelësi arogant të flamurit kombëtar shqiptar.
Doli në rrugë, u ul në një anë të saj dhe po pinte duahnin fundit në liri. Ndihej i qete, thelle në gjithë qenien e vet njerëzore, ndjente se ne rolin e ushtarit te thjeshte kishte plotësuar urdhërin e shenjte të Atdheut, te kombit vet.
Zgjati dorën para një mikrobusi të policisë. Ne fillim ata nuk po kuptonin gjë. Po kur dy oficere u afruan. Ahmet Zherka, me ate anglishten e ngadalshme u tha: ”Unë kam…” Pambaruar pjesen e dyte të foljes. E puthi në grykë naganten e tij, dhe ua zgjati ate me gryke nga vetvetja oficerëve të policisë, që u ngurtësua para tij. U zgjati të dyja duart për ta lidhur dhe, si e hypen ne furgonin e tyre, e shpune ne stacionin e policisë.
Më vonë në shënimet e vetë, oficeri i policise së Nju Jorkut, Skot M. shkruan se “Kam mbi 25 vjet ne shërbim… Kam pasur raste te ndryshme e tepër te vështira… Po ky rast është tepër i veçantë…”
U bënë hetimet e para dhe u mësua motivi i ngjarjes nga vete i ndaluari. Ai, Ahmet Zherka, kujton Skot M. përsëriste vazhdimisht 4 fjalë: ”Soldier, fatherland, order, flag”, që më vonë u deshifruan qarte “Jam një ushtar i theshtë i atdheut tim dhe zbatova urdhërin e tij, që të mbroj edhe me jetën nderin e kombin, flamurin kombëtar!”
Pas dite, vone, si kishin përfunduar hetimet e para, Ahmet Zherkës iu lejua te fliste në telefon me bashkëshorten e vet, Shpresën
- – Ahmeti: Shpresa, si janë fëmijtë ?
- – Ahmet, pse u vonove ? Kur do të vish ? Fëmijte të presin ! U dëgjua zëri plot ankth i Shpresës, që ende nuk dinte se çfarë kishte ndodhur.
- – Jo, jo Shpresë nuk do të vijë … Ndofta …Kurrë …Kujdes fëmijtë!.
Dhe komunikimi telefonik ndërpreitet.
Lajmi u përhap brenda ditës në shqiptarët e Nju Jorkut. Miq, të njohur vraponin tek njeri-tjetrin, donin te dinin hollësi, kerkonin veprim.
U krijua një grup për të mbledhur fonde për gjyqin. Letra dhe telegrame iu drejtuan gjykatës së Nju Jorkut për lirim e me njehershëm të “njeriut të flamurit”.
Pas disa muajsh hetimi filloi proçesi i gjykimit. Atë dite, kujton nje dëshmimtar i ngjarjes, me dhjetra e dhjetra shqiptarë, me plisa të bardhë në kokë, mbushën oborrin e gjykatës. Kishte edhe pankarta të tilla: “Të lirohet menjëherë! Ahmet Zherka mbrojti nderin kombëtar! Rroftë flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare!”
Gjyqi ne fazën e parë e dënoi me disa vjet heqje lirie. Por për qëndrimin e tij shembullor në kohën e dënimit dhe për cilësite e larta morale dhe qytetëruese ne mjediset e ndalimit, ky ndalim u kthye në një dënim me punë korrektuese.
Ai u liriua pas pak kohe. U prit me nderim dhe u rrethua me respekt nga diaspora mbarë. Ai tashmë ishte bërë tribun i diasporës. Ahmet Zherka filloi të shkruante një faqe tjetër të re të veprimtarisë atdhetare. Shquhej në organizimin e demonstratave kundër pushtimit të egër serb në Kosovë, mirrte pjese me shkrime dhe debatonte për fatet e kombit të vet. Por kjo është një histori tjetër dhe e gjatë.
Erdhi i ri, por me zjarrin e dashurisë për çështen kombëtare dhe me përvojën e një veprimtarie e përpjekjeve kundër dhunës serbe ne Kosovë. Erdhi si ushtar i thjeshte, por në një veprimtari dhe punë të gjatë atdhetare dhe me shkrime, por edhe me guximin e Çerçiz Topullit. të Avni Rushtemit, të Vasil Laçit, atentatorit te mbretit shkurtabiq të Italisë, Viktor Emanuel i III, me aktin e vet te gushtiut 1975, e bën tribun të lëvizjes atdhetare në Diasporë.
I qetë, i heshtur si Alpet Shqiptare nga erdhi, i urtë dhe plot hijeshi në sjelljen e vet burrërrore, i thjeshtë dhe fjalë pak, por me shkreptima rrufesh në shikim e tij; ai nuk kërkoi as lavdi, as emër, as njohje, por ndërkaq Ahmet Zherka fitoi adhurimin, dashurinë dhe nderimin e gjithë shqiptarëve qe njohin e kudo që janë, ai meritoi emrin e bukur-simbol, “Njeriu i Flamurit.”/gazeta-shqip