“Turp të keni”, Dashnor Sula revoltohet me Gardën: O çun thirri mendjes! Lëpiheni për një rrogë

Gjatë ditës së sotme deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nuk lejohen të hyjnë brenda Kryesisë së Kuvendit. Ata janë përplasur me Gardën, duke kërkuar t’i lejojnë të hyjnë pasi kanë mbledhjen e grupit parlamentar.

Një nga deputetët që ka kërkuar të hyjë ishte edhe deputeti Dashnor Sula, i cili nuk është përjashtuar. Ai është shprehur duke thënë “turp të keni” ndaj efektivëve të Gardës.

“O çun thirri mendjes, turp, turp. Turp të keni, lëpiheni për një rrogë, turp të keni. Po të isha edhe unë për një rrogë lëpihesha me Edi Ramën, nuk bënim opozitën lëpiheshim edhe ne si pushteti. Turp të keni! Turp të keni! Turp të keni! Për një rrogë, turp të keni! Se e shkatërruat Shqipërinë, e shkatërruat! Kanë ik të gjithë me të rinj të reja, pleq e plaka. Vëllezërit tuaj, motrat tuaja, nipërit tuaj, mbesat tuaj, prindërit tuaj. Bëni fresk pushtetit, turp të keni të gjithë. Turp të keni! Turp të keni! Turp të keni! Diktaturë, burg turp të keni”, tha ai./tvklan.al

Scroll to Top