FOTOT: Sakrificat e deputetëve të Berishës, jo vetëm nga kangjellat, edhe nga dritaret për të çarë rrethimin
Pamjet e sotme nga Kryesia e Kuvendit, i ngjanin një cirku. Edhe pse të përjashtuar, deputetët e Berishës kërkonin të hynin me patjetër në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Dhe duke qenë se nuk i lejuan, ca si Flamur Noka kanë kapërcyer kangjellat dhe ca të tjerë kanë hyrë nga dritaret.
Bledion Nallbati, Flamur Noka, Saimri Korreshi, Lefter Geshtenja, Xhelal Mziu dhe Dashnor Sula ishin disa nga ligjvënësit që hynë brenda ambienteve duke u ngjitur nga dritarja pasi Garda u mbylli portën kryesore.
I pari që hyri brenda ishte Bledion Nallbati i cili ndihmoi më pas kolegët e tij.
Madje ulën nga dritarja edhe një karrige për të ndihmuar deputetët të të ngjiteshin dhe të hynin në ambientet e godinës.
Po ja hynë, po tani?