Tim Shkupi habit të gjithë “Nuk e kemi obligim haxhin” (video)

Feja islame kohëve të fundit ka filluar të sulmohet shumë me të madhe, jo që më herët nuk ka qenë kjo dukuri por çdokush sot ka hapësirën për të folur dhe për të dhënë mendimet e veta se si të falen njerëzit, agjërojnë, ta kryejnë haxhin, informon POPULLI.mk.

Në emisionin “Paradoks” të udhëhequr nga gazetari Vehbi Kajtazi ka qenë i ftuar Musa Lamallari apo siç njihet ndryshe Tim Shkupi ku ky i fundit lëre që ka habitur dëgjuesit por edhe vetë moderatorin para të cilit tha se “Ti nuk e ke të obliguar të shkosh në Meke.”

Më tej derisa po flisnin, Tim Shkupi pyet se “A ka shkuar ndonjë sulltan i Perandorisë Osmane në Meke për ta kryer Haxhin?” Asnjë. Asnjë musliman nuk e ka obligim me shku në Meke. As nuk ka qenë qytet i Profetit Muhammed a.s. Ai është qytet i sajuar. Atë qytet e ka sajuar regjimi”, është shprehur Tim Shkupi./populli

Scroll to Top