DETAJE: Gazetari e zbulon për herë të parë, cila ishte fjalia që Azem Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej
Gazetari Ferdinand Dervishaj ka folur për vrasjen ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari jashtë selisë së Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Real Story”, Dervishaj zbuloi se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej nga ky i fundit.
“U takuam edhe një herë,”- kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, dhe më pas sipas dëshmitarëve nxorri armën.
Mbrëmjen e 12 shtatorit, Fatmir Haklaj i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, shkoi para selisë së PD-së. Sipas Mulosmanit, kishin shkuar për të takuar një mikun e tyre nga Tropoja. Por jashtë kishte dalë deputeti Hajdari bashkë me dy truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza.
(k.m/dosja.al)