Rritja e pagave, mësuesit nga 95.000-106.000 lekë në muaj. Ja sa do shkojnë pagat e mjekëve, infermierëve, ushtarakëve dhe administratës

Rritja do të prekë kategoritë e mësuesve në arsimin parauniversitar, mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve, punonjësve të tjerë shëndetësorë, policët, ushtarakët dhe nivele zbatuese në administratën qëndrore dhe vendore.

Në sistemet spitalore, përveç mjekëve specializantë, pritej që kategoritë e tjera të merrnin rritjen e pagës në dhjetor, por kjo nuk do të ndodhë. Rritja për ta do të fillojë nga prilli deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Kështu edhe për mësuesit e 9-vjeçareve pagat pritet të arrijnë 95 550 lekë. Për mësuesit e gjimnazit shkon në 106 800 lekë, për mjekët e përgjithshëm në 131 672 lekë dhe për infermierët në 87 118 lekë.

Për gradën inspektor i parë në polici pagat pritet të shkojnë në 97 500 lekë. Për ushtarët grada e parë, e nëntetarit do të arrijë 960 euro.

Këto kategori morën gjatë gjatë këtij viti një rritje me 7%, por pati dhe përjashtime për mjekët specializantë dhe të familjes që përfituan nga 15 000 – 50 000 lekë rritje.

Edhe nënpunësit civilë, funksionarët dhe punonjësit mbështetës ishin përfitues nga pjesa e parë e reformës, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të mos ketë paga më të ulëta se 50 mijë lekë.

Në udhëzimin e administratës publike shprehet se reforma totale të pagave do të mbarojë në dhjetorin e 2025-ës, për rritjen e pagës mesatare në 900 euro. (TCH)

Scroll to Top