“Iku një pjesë e zemrës dhe shpirtit tim”, Alketa Vejsiu humb babain
Një video në skenën e “X Factor”, e shoqëruar nga babai i saj teksa këndojnë “Tombe La Neige” është lamtumira që moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjedhur t’i japë të shtrenjtit të saj. Bardhyl Vejsiu ka ndërruar jetë këtë fundjavë në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.
Me këtë postim të ndjerë, moderatorja ka shprehur trishtimin dhe hidhërimin e saj duke kujtuar një prej momenteve më të bukura së bashku për të plotësuar edhe dëshirën e tij që të përcillej me muzikë.
View this post on Instagram