Dëshmitë / Ruli e Mediu gënjyen dhe mbrojtën Abin, vajza e Fatos Lubonjës tregoi të vërtetën duke e fundosur dhëndrin e Berishës

Pesë ish ministra të Sali Berishës janë përfshirë në aferën korruptive të Familjes Berisha me tjetërsimin dhe përvetësimin e ish Klubit Partizani, pronë në të cilën dhëndri i Berishës, profesor doktor Abi Malltezi ngriti 19 kulla me para të pista.

Ata janë Fatmir Mediu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Gazmend Oketa dhe Arben Imami.

Fatmir Mediu dhe Genc Ruli rezulton se kanë gënjyer në SPAK, duke mbrojtur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Në dëshminë e tyre në SPAK, Fatmir Mediu dhe Genc Ruli kanë theksuar se nuk e dinin se kush do të ishte përfituesi i operacionit shtetëror për të kaluar me urgjencë dhe në shkelje të ligjit, pronën publike në duart e dhëndrit të Berishës.

Nuk ka dyshim se Mediu dhe Ruli ishin në dijeni dhe të vetëdijshëm se po përdornin pushtetin që u kishte dhënë Berisha, për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit të Berishës, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të tokës dhe të bëhej pronar i kullave me 60 %.

Mediu dhe Ruli kanë dalë zbuluar nga dëshmitë në SPAK të zyrtarëve të tjerë, të nivelit më të ulët zbatues.

Për shembull, Tetis Lubonja, vajza e analistit Fator Lubonja, ka rrëfyer në SPAK për një urdhër verbal që dosje privatizimit të ish Klubit Partizani të shqyrtohet e para.

Në dosjen e SPAK shkruhet se Kryeministri Sali Berisha, duke pasur në varësi Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, emëron në detyrë si Drejtoreshë të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Justina Boriçi. Më pas me rekomandim nga lart Boriçi emëron drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, Dhurata Hoxha (Çela), Altin Cenin në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik e Tetis Lubonja në detyrën e përgjegjëses në sektorin juridik.

Më 17 janar 2007 nis procedura e kthimit të pronës dhe Tetis Lubonja dëshmon në SPAK se dosjet e kthimit të pronës të 5 familjeve u janë dhënë të parat për t’u trajtuar për rreth dy muaj nga inicimi i procedurës respektive.

Scroll to Top