“A u qetësove, a je mirë?” – Memli Krasniqi iu drejtohet Kurtit pas raportimit për Zajednicën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas fjalës së Kryeministrit Kurti në Kuvend për raportimin e takimit në Bruksel, e ka pyetur fillimisht “a u qetësove, a je mirë?” përcjell Periskopi.
Më poshtë mund të lexoni një pjesë të fjalimit të Krasniqit në Kuvend:
“A u qetësove kryeministër se u bonën merak këta të tuat. A je mirë?
S’na kallëxove pse u vonove një orë. Vetë e ke caktu në 11 e u vonove 1 orë. A bën me na kallëxu qysh është e mundur krejt bashkëpunëtorët e tu më të ngushtë me të dalë kundër sot. Ish-numri 2 i partisë tënde që e ke ndërtu komplet rrugëtimin dhe karrierën tënde, të kish dalë qaty para deres me të kundërshtu e nuk të lejke me hy.
Ish numri 2 i Qeverisë tënde, që e ke pasë zv.kryeministër, t’i ka bë disa pyetje, se di a i pe. Nuk i ke dhanë asnjë përgjigje. Përkundër që duhet me i dhanë, jemi ardhë e jemi mbledhe me ti bo edhe do pyetje tjera.
Ti vjen i ngarkum sic po shihet sepse të ngarkon e kaluara jote politike. Ne vijmë të pangarkum sepse dëshirojmë me pasë një diskutim të hapur për hirë të qytetarëve. është shumë e vështirë është me ditë a me qesh a me qajt.
A me qesh që erdh dita, 10 vjet më vonë që ti në këtë foltore me mbrojt Zajednicën ti. A është kjo për me qesh që ti vjen e na kallëxon “cfarë propozimi të mirë ke pranu për Zajednicën”.
A është me qajt që për një dekadë të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, të dhunës të përqarjes, të jetëve të humbura që ti iu ke pri e mashtru për këtë Zajednicë që ti ke ardhë me e mbrojtë e me arsyetu”, tha Krasniqi.