U largua nga banesa pas sherrit me gruan, 47-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur pranë një liqeni (EMRI)
47-vjeçari shqiptar, Lorenc Ferraj, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në Itali 3 ditë më parë, është gjetur i pajetë pranë liqenit Gerosa.
Ferraj i cili punonte si shofer kamioni në itali, ishte larguar disa ditë më parë nga banesa pas një sherri me gruan. Duke parë vonesën e bashkëshortit, gruaja e ka denoncuar të zhdukur në polici.
Pas nisjes së kërkimeve ferraj është gjetur i pajetë nga autoritet pranë liqenit Gerosa. Aktualisht trupi i shqiptarit ndodhet në morg ku i është nënshtruar autoprisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes.