KËRKOHET INTERVENIM URGJENT PËR SHPËTIMIN E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT NGA SLLAVIZIMI KOMPLET I SAJ !

Arqipeshkvia e Tivarit ka një histori të gjatë mbi nëntëqinvjeçare.Kjo arqipeshkvi u krijua nga një ipeshkvi e hershme shqiptare,në janar të vitit 1089.

“Atje ku detyra është e qartë, ngurrimi është disfatë” (Viktor Hygo)

Arqipeshkvia katolike e Tivarit,gjatë historisë,ishte njëqendër e rëndësishme fetare,arsimore e kulturore. Në këtë arqipeshkvi shërbyen shumë klerikë (ipeshkvë dhe arqipeshkvë) shqiptarë dhe të huaj ( italianë,gjermanë,kroatë etj.) Arqipeshkvi i parë i Arqipeshkvisë së Tivarit ishte kleriku i lartë dhe rektori GJERGJ.

Veprimtaria e saj,gjatë shekujve,ishte shumë e pasur,por shpeshherë edhe dramatike dhe e mbarsur me vështirësi të ndryshme,të shkaktuara nga pushtuesi osman, nga konflikti midis ortodoksizmit e katolicizmit, nga pushteti okupues malazez, jugosllav etj.

V.Zajevisi hetoi rrezikun e serbizimit


Konflikti tradicional midis ortodoksizmit e katolicizmit,i cili u intensifikua sidomos në fillim të shekullit XVII,u reflektua edhe në Arqipeshkvinë e Tivarit. Njëri nga arqipeshkvët e saj,i cili luftoi me devotshmëri për mbrojtjen e katolicizmit nga rreziku i penetrimit të ortodoksizmit (serbizimit) në kètë arqipeshkvi ishte Viçenc Zmajeviq. Ai është i njohur edhe për faktin se,në fillim të shekullit XVIII,organizoi shpërnguljen e shumë familjeve shqiptare nga Kraja e Shestani dhe vendosjen e tyre në periferi të Zares (arbëreshët e Zarës).

Arqipeshkvia e Tivarit ishte,gjithashtu,edhe në fokus të interesimit të Arqipeshkvisë së Shkodrës dhe të asaj të Raguzës (Dubrovnikut). Edhe njëra edhe tjetra përpiqeshin ta fusnin atë (Arqipeshkvin e Tivarit) nën juridiksionin e vet. Kështu, në vitin 1867 arsipeshkvi i Arsipeshkvisë së Tivarit,bavarasi Karl Poten,këtë arsipedhkvi ia bashkangjiti Arqipeshkvisë së Shkodrës (me seli në Shkodër).

Në vitin 1763,vlladika i Malit të Zi,Vasilije,kishte hartuar edhe planin e parë për krijimin e shtetit të bashkuar serb, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë Veriore pra edhe Tivarin.

Treva e Tivarit do të hyjë nën juridiksionin e Principates së Malit të Zi më 9 janar 1878. Me vendimet e Kongresit të Berlinit Mali i Zi,pos Tivarit,futi nen juridiksionin e vet edhe shumë treva të tjera shqiptare. Nga 4.700 kilometra katrorë,sa kishte deri në atë kohë,Mali i Zi e zgjeroi territorin e vetë në 9.475 kilometra katrorë. Dhe, së bashku me këtë,u rrit edhe numri i banorëve të tij.Sipas burimeve malazeze,Mali i Zi pas Kongresit të Berlinit,kishte 175.000 banorë ortodoksë,15.000 myslimanë dhe rreth 5.000 katolikë.

Administrata pushtuese malazeze,qysh në vitin 1878,ndërmori një varg masash konkrete për sllavizimin e popullsisë shqiptare të viseve të pushtuara,duke filluar nga sllavizimi i administrates i antroponomisë,i toponomisë,shkollës dhe arsimit,e deri te konvertimi i popullsisë katolike e myslimane në fenë ortodoksr dhe shkombëtarizimi e shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga trojet e lashta të tyre etj.

Knjaz Nikolla u perpoq me të gjitha mjetet që edhe institucionet (myslimane e katolike) t’i fusë nën tutelën dhe shërbimin e tij. Kështu ngjau edhe me Arqipeshkvinë e Tivarit.Knjaz Nikolla qysh në vitin 1878 u angazhua për shkëputjen (mëvetësinë) e saj nga Arsipeshkbia e Shkodrës.Nëpërmjet kësaj kërkese ai përpiqej ta bindë opinionin e huaj dhe popullsinë e viseve të pushtuara se pushteti i Malit të Zi ka qëndrim shumë të drejtë ndaj të hjithë qytetzrëve të tij se oborti i Cetinjes është shumë zemërgjerë ndaj të gjitha besimeve fetare,se në vendin e tij dominon toleranca fetzre etj.

Përkundrazi,synimi i vërtetë i Knjaz Nikollës ishte që nëpërmjetë shkëputjes së Arsipeshkvisë së Tivarit nga Arqipeshkvia e Shkodrës dhe të rimëkëmbjes së saj në Tivar,të përfitojë simpatinë e popullsisë katolike të trevave të pushtuara dhe të trevave të tjera që synonte t’i pushtonte,ta fusë atë (Arsipeshkvin e Tivarit) nën kontrollin dhe shërbimin e drejtëperdrejtë të tij për “integrimin” (sllavizimin) sa më të shpejtë të popullsisë katolike shqiptare,jo vetëm në Tivar,por edhe në vise të tjera rreth tij.

Pas përpjekjeve të shumta,Knjaz Nikolla,me ndihmën e pansllavistit JOSIP JURAJ SHTROSMAJER,arriti që me një marrëveshje të veçantë (konkordatit) midis Vatikanit dhe Malit të Zi,nga tetori i vitit 1886,ta shkëpusë Arqipeshkvinë e Tivzrit nga Arqipeshkvia e Shkodrës dhe ta shndërrojë atë në një arsipedhkvi më vete, me seli në Tivarin e pushtuar prej tij. Me këtë marrëveshje, Arqipeshkvia e Tivarit,krahas varësisë tradicionale nga Vatikani (Selia e Shenjtë),futet edhe në varësinë (kontrollin) e drejtpërdrejtë të obortit të Cetinjës. Kështu, Arsipeshkvia e Tivarit edhe juridikisht edhe praktikisht u shndërrua në arqipeshkvi “shtetërore,” e Malit të Zi.

Një vitë më vonë,me insistimin e Knjaz Nikollës dhe me ndihmen e pakursyar të Shtrosmajerit dhe të arqipeshkvit serbofil të Arqipeshkvisë së Tivarit,Shimun Milinkoviq u lejua edhe sllavizimi i shërbimit liturgjik i kësaj arsipeshkbie. Kjo u arrit me Kodicilin e Papës,më 29 mars 1887,me të cilin u miratua kërkesa e Knjaz Nikollës per përdorimin e gjuhës së vjetër sllave (starosllovenski) si gjuhë liturgjike në tërë dioqezën e Tivarit. Ishte ky një sukses tjetër i politikes sllavizuese të Malit të Zi,e përpjekjes së ethshme të Knjaz Nikollës për shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare të Zonës së Tivarit dhe rreth tij.

Instrumentalizimi i Arqipeshkvisë nga Knjaz Nikolla.

Arqipeshkvi i Arqipeshkvisë së Tivarit, Shimun Milinkoviq,më 2 janar 1902,kërkoi nga Papa së t’i konfirmojë atij dhe arqipeshkve të tjerë të kësaj arsipeshkvie (pas tij) edhe titullin “primas i Serbisë”,të cilën gjë efhe e arriti.

Megjithatë realizimi i sllavizimit të kësaj arqipeshkvie dhe të popullsisë katolike të këtyre viseve shqiptare ndeshi edhe në pengesa e vështirësi të ndryshme. Pos të tjerave,kuadri ekzistues kishtar nuk ishte i përgaditur për realizimin e liturgjisë në gjuhën sllave (serbe). Kuadri kishtar i Arqipeshkvisë së Tivarit dhe i famullive të saj ishin shqiptarë ose të huaj ( italianë,kroatë etj). Kjo bëri që liturgjia dhe mësimi fetar në kishat katolike të bëheshin gjithnjë në gjuhën shqipe ose italiane (në gjuhën e besimtarëve ose të kuadrit kishtar), e jo në hjuhën serbe (për të cilën përpisej Knjaz Nikolla).

Me këtë gjendje në dioqezen e Tivarit nuk mund të pajtohej as Knjaz Nikolla,as Arqipeshkvia e Tivarit, e cila ishte vënë në shërbim të plotë të tijë. Dhe, pos të tjerave me insistimin e Malit të Zi,midis tij dhe Vatikanit,më 7 mars 1902,u bë edhe një marrëveshje tjetër. Në pikën e katërt të saj saktëdohet se Arqipeshkvia e Tivarit “ka të drejtë ” që pjesëtzrëve të saj ” t’ju mësojë gjuhën serbe me shkronja cirilike”.

Se nuk ishte kjo një çështje fetare,por thellësisht politike,dëshmon edhe impenjimi i drejtëpërdrejtë i Ministrisë së Arsimit dhe e Çështjeve Kishtare e Malit të Zi jo vetëm për serbizimin e shkollës dhe të arsimit,por edhe të liturgjisë dhe të mëdimit të fesë.Kështu, kjo ministri,ndër të tjera,më 19 shkurt 1909,kërkoi nga arsipeshkvi i Tivarit,Shimun Milinkoviq,që në famullinë e Shestanit (të Shestanit të Gjon Buzukut),të caktohet një prift i cili ” mundet ta mbajë mësimin e fesë në gjuhën serbe “.

Kështu Knjaz Nikolla (pushteti malazez) ,Arqipeshkvinë katolike (shqiptare) të Tivarit,jo vetëm që e sllavizoi,por edhe e instrumentalizoi dhe e shndërroi në një qendër të fuqishme të sllavizimit të visrve të pushtuara shqiptare.Njëri nga arqipeshkvët e Arqipeshkvisë së Tivarit i cili arriti kulmin e veprimtarisë sllavizuese të këtij institucioni të lartë fetar, ishte arqipeshkvi dr. Nikolla Dobreçiq (tivaras me prejardhje nga Dobreci i Ljares). Ky shqiptar i tjetërsuar,i cili u emërua arqipeshkv më 22 mars 1912 pat deklaruar edhe këtë: ” Unë nuk harroj kurrë se jam primas i Serbisë,dhe unë jam i gatshëm të bëj çdo gjë me t’vetmin qëllim që raca jonë ,(raca serbe),të arrijë deri te realizimi i idealeve tona popullore, deri te bashkimi i ynë.” Ai ishte shërbëtor i zellshëm i Knjaz Nikollës,të cilit ia kushtoi edhe një vepër poetike me titull “Këngë jubilare”” (Jubilarne pjesme).

Arqipeshkvi dr.Nikolla Dobreçiq punoi me përkushtim të madh,jo vetëm për sllavizimin e popullsisë shqiptare të Tivarit dhe të trevave të tjera rreth tij, por, gjithashtu,edhe për mobilizimin e shqiptarëve katolikë në brigadat pushtuese të ushyrisë malazeze “për çlirimin e Shkodrës serbe”,përkatësisht për pushtimin dhe aneksimin e saj nga Mali i Zi,gjatë luftërave ballkanike.

Si rezultat i luftërave ballkanike Mali i Zi, e zgjeroi sërisht territorin e tij dhe e rriti numrin e popullsisë. Sipas burimeve malazeze,numri i popullsisë katolike u rritë në 25.000 dhe përbënte 10 % të popullsisë së gjithmbarshëm të tij.

Ndërkaq, më 1918 në Mal të Zi jetonin rreth 40.000 qytetarë të besimit katolik,kurse në trevat që gjendeshin nën administrimin e Arqipeshkvisë së Tivarit jetonin 26.310 qytetarë katolikë, ( të gjithë këta shqiptarë ose me prejardhje shqiptare ).

Politika sllavizuese e Malit të Zi dhe e regjimeve të tjera,që do tè pasojnë pas tij si dhe veprimtaria e Arsipeshkvisë së Tivarit për realizimin e saj do të arrijë kulmin gjatë kohës së “ndërtimit të shoqërisë socialiste jugosllave”, kur treva shqiptare e Tivarit u shndrrua përfundimisht në një trevë sllave kur Tivari u shndërrua në një port detar të Beogradit. Në zonën e Tivarit aktualisht nuk ka asnjë shkollë shqipe,në shkollat e Tivarit nuk mësohet as alfabeti i gjuhës shqipe;administrata është krejtësisht në gjuhën serbe,gjuhën amtare shqipe në familjet e zonës së Tivarit e ka zëvendëduar gjerësisht gjuha serbe: shumica e popullsisë së zonës së Tivarit është deklaruar si popullsi malazeze,myslimane serbe etj. Tepër i vogël është numri i atyre që janë deklaruzr shqiptzrë.
Tivarin në madë të madhe e kanë gllabëruar serbët të ardhur nga Serbia e Bosnja.

Gjithashtu,edhe në Arqipeshkvinë e Tivarit ka mbrtur në gjuhën shqipe (krqhas gjuhës serbe dhe latinr vetëm mbishkrimi në hyrje të saj-Arqipeshkbia e Tivarit . Shqiptar është edhe arsipeshkvi aktual i saj dhe primas i Serbisë. (nga viyi 1979,),mons,Petar Perkoliq. Zi ëdhtë tivaras me prejardhje nga Shestani, i cili në librin “Kush është dhe çka është në Mal të Zi” deklaroi se eshtë me përkatëdi kombëtare shqipta Por veprimi i tij në fushën e kulturës së kombit të tij (të tjetërsuar) ne zonen e Tivarit,është jo vetëm i kufizuar,por pothuaj i pamundur.

Scroll to Top