Tentohet prishja e kalasë Skënderbeut / Fshatarët e Kepit Rodonit: “Është prona jonë. Skënderbeu e ndërtoi pa leje”
Juristi Redi Ramaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se dhënia e pronësisë me disa tituj pronësie ka çuar në konfliktin e pronave në Kepin e Rodonit nga jugu në Veri.
Ai tha se konflikti në kepin e Rodonit është i ri, i lindur tani, pasi në 2008 kisha françeskane është bërë pronare e një sipërfaqeje të madhe tokë në Kepin e Rodonit, që përfshin edhe kishën dhe kalanë e Skënderbeut në atë zonë.
“Konfliktet gjyqësore që vetë shteti i ka lënë në këtë gjendje, dhënia e pronësisë me disa tituj pronësie kanë krijuat këtë situatë. Nuk gjendet rruga ligjore por ajo e dhunës. Në këto kushte e vetmja zgjidhje është rruga e gjykatës. Jemi dëshmitarë që nga Veriu në Jug duan ta uzurpojnë gjithë bregdetin shqiptar në kurriz të pronarëve të vërtetë. Vetë Lame ka thënë që në regjistrin e kadastrës së Durrësit janë grisur faqe të dokumenteve”, tha juristi.
“Unë kam qenë dëshmitarë ku disa banorë kerkonin prishjen e kalasë Gjergj Kastriotit me pretendinin se e ka ndërtuar pa leje dhe nërkohë ajo i takon fshatarve me ligjin 7501 të mbësntetur nga Sali Berisha.”