Matoshi: Sveçla po gënjen, nuk ka bir nane që e justifikon 2200 euroshin
Në emisionin “Politiko”, duke debatuar rreth protestës së sotme të njësisë për reagim të shpejtë (FIT), publicisti Halil Matoshi ka thënë se është hera e parë që policët dalin në protestë që nga paslufta.
“Nuk kisha pas qejf me e pa këtë fotografi. Ministri foli për investimet, pajisjet në polici por ato polici nuk i qon në shtëpi, ai e qon vetëm pagën dhe jetën e vet në shtëpi.
Ai tutje tha që polici i Kosovës e ka pagën mesatare 525 euro dhe jo siç thotë ministri Sveçla.
“Nuk ka bir nane që mundet me e justifiku pagën 2200 euro”, tha Matoshi.
Ai tutje pyeti analistin Blerim Gashi “Thuma një sektor pa greva, thuma një vepër të Kurtit?