“Çdo vjehërr do ta ëndërronte”, Rama batuta me kampionin e karatesë: S’jam kandidat, se vajzën e kemi të zënë, por… (VIDEO)

Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi i cili u nderua sot nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama teksa nuk i kurseu lavdet për sportistin, njëherësh mjek në Zvicër, nuk i kurseu as batutat.

Ai tha se Alvini ishte ëndrra e çdo vjehrre, ndërsa shtoi se ai nuk ishte kandidat, pasi vajzën e tij të vetme e kishte të zënë.

“Mirë se erdhët këtu për të nderuar një tjetër kampion. Në rastin e Alvinit, një kampion që një veçanti të madhe, ndërkohë që ai arrin të ngjitet në maja në sportin e tij, është dhe një shërbëtor i shëndetit të njerëzve si mjek në Zvicër ku standardet janë ndër më të larta në botë. Ai përbën një shembull frymëzues dhe të jashtëzakonshëm për këdo që në rrugën e pasionit të vetë është i gatshëm që të angazhohet. Alvini është një djalë që çdo prind do të donte ta kishte, dhe çdo vjehërr do ta ëndërronte. S’jam kandidat këtu për t’u bërë vjehrri i Alvinit, pasi një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Por edhe në këtë aspekt ai është një djalë shumë i veçantë. Më bën përshtypje se si flet ai për prindërit.”, tha Rama.

Scroll to Top