A e dini hisorinë e Baltos, qenit hero që bëri qindra kilometra për të siguruar barna

Në vitin 1925, difteria preku një fshat të izoluar në Alaskë. Për shkak të të ftohtit të fortë, barnat nuk mund të transportoheshin me avion dhe anije, ndaj transporti i barnave për në qytetin Noma u organizua me ndihmën e mushers (guidë ose drejtues të ekipit të sajë qensh).

Rreth 1120 milje (1800 kilometra) duhej të përshkoheshin në pesë ditë. Kishte disa skuadra dhe ata bënin radhë në seksione të ndryshme. Norvegjezi Gunnar Kasen dhe qeni i tij kryesor Balto ishin të parët që sollën serumin në fshat. Doli se Kasen nuk kishte gabuar në zgjedhjen e qenit kryesor, sepse kur ekipi pati një aksident, Balto e ndihmoi musherin e tij, duke e shpëtuar atë nga vdekja e sigurt. Kur stuhia arriti kulmin dhe dukshmëria u zvogëlua, ata kaluan 85 km.

Balto konsiderohet një hero dhe në vitin 1925 i është ngritur një monument në Central Park në Nju Jork. Ai ishte vërtet një hero, si gjithë qentë e tjerë gjatë këtij misioni. Megjithatë, qeni që bëri pjesën më të vështirë të punës ishte Togo, i cili kaloi distancën më të gjatë 260 milje (418 kilometra). Ai ishte pjesë e ekipit të qenve Leonardo Seppala.

Togo është husky, në foto. /Trungu&InforCulture.info

Scroll to Top