Mjafton një lugë në drekë, sipas mjekut Ylli Merja ky është përbërësi që i nevojitet çdokujt pas të 40-ve
Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore.
I ftuar së fundmi në një emision televiziv, specialisti dhe mjeku i njohur popullor Ylli Merja foli për dy llojet e kolesterolit, që në gjuhën popullore i cilësojmë si të mirë dhe të keq.
“Kolesteroli është një shumësi grimcash yndyrore të cilat kryejnë disa funksione në organizëm. Së pari marrin pjesë në ndërtimin e strukturës qelizore, duke i dhënë asaj fortësi dhe elasiticitet. Nëse këto i mbajmë brenda vlerave normale atëherë trupi punon kronologjikisht në mënyrë të sinkronizuar. Nuk ka asnjë problem. Nëse kjo si balancë fillon të na prishet pa diskutim që do të sëmuremi. Kolesteroli i keq quhet kështu sepse ka si funksion ta marrë yndyrën ta çojë në inde për t’u djegur. Nëse nuk digjet, nuk shkatërrohet kthehet në ujë dhe energji, atëherë kolesteroli i mirë bën të kundërtën merr këtë yndyrë të patretur dhe e çon në mëlçi për ta djegur dhe mandej më pas kjo ta nxjerri jashtë” tha ai.
Kolesteroli i lartë në gjak sjell një sërë problematikash, duke përfshirë edhe një ndikim në tensionin e lartë. Përpos bimëve medicinale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ai sygjeroi edhe bimë që ndihmojnë në uljen e tensionit.
“Mund të themi që molla e egër e cila përmban me shumicë acidin malik dhe nëse e përdorim si çaj do të përfitojmë një freskim të arterieve, fillojmë të forcojmë muskulaturën e zemrës. Duhet të konsumojnë në gjellën e drekës 1 lugë gjelle uthull” .
Nëse kemi tension të lartë që vjen papritur, në mënyrë të menjëhershme duhet të marrim 5-6 litra ujë të nxehtë dhe të fusim këmbët në të, një çaj me limon dhe dy thelpi hudhër dhe tensioni ulet në mënyrë të mënjëhershme, mund të marrim pak spec djegës e fusim posht gjuhës , sepse zgjeron enët e gjakut. Mund të përdorim një gotë caj hibisku, petalet e këtij trëndafili të kuq janë të mrekullueshme për të ulur tensionin në mënyrë të menjëhershme. Një lugë gjelle uthull hudhre në një gotë ujë do të ketë një rezultat të mrekullueshëm në uljen e tensionit në mënyrë të menjëhershme” këshilloi mjeku popullor. /living.al