Foto që trazoi shqiptarët! Rita Ora në shoqëri me tenistin serb Novak Djokovic! Kjo ishte arsyeja…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shkaktuar një tjetër skandal që do të zemërojë popullin shqiptar.
Pak muaj pasi aksidentalisht flamuri i Serbisë ra në dorën e saj gjatë një koncerti në Hungari, kësaj radhe ajo është fotografuar pranë një prej figurave më anti-shqiptare.
Bëhet fjalë për tensistin serb me famë botërore, Novak Gjokoviq, origjina e së cilit është gjithashtu nga Kosova.
Novak Djokovic just got caught out in the crowd with Rita Ora 😂😂😂😂 pic.twitter.com/m9hLZ7ohfu
— Parody Pablo ⚒️ (@ParodyPabs) October 28, 2023
Dyshja janë fotografuar bashkë në arenat e ndeshjes së Zelandës së Re kundër Afrikës së Jugut, në kuadër të finales së Kampionatit Botëror në Ragbi.
Rita si një nuse e Zelandës së Re, ka qenë aty për të mbështetur ekipin e shtetit nga i cili ka prejardhje bashkëshorti i saj, regjisori zelandez Taika Waititi.
Mesa duket, artistja e lindur në Prishtinë duke qenë një figurë publike me rëndësi të lartë, është përcaktuar nga stafi që të ulet pranë figurave tjera publike, që në rastin konkret ka qëlluar tenisti famëkeq serb, Novak Gjokoviq.
Gjokoviq shquhet si një prej sportistëve më anti-shqiptar, i cili disa herë ka shfrytëzuar famën e tij për të bërë thirrje politike dhe për të shprehur qëndrime kundër Kosovës. /Telegrafi/