TË NJOHIM AUTORËT KONTEMPOREAN TË BOTËS ARBËRËSHE

Bota arbëreshe sot ka krijuar një plejad autorësh kontemporan, një prej tyre është edhe Mario Bellizzi.

https://www.facebook.com/mario.bellizzi1

Bellizzi, lindi në Shën Vasil në provincën e Kozencës \ Kalabri, ngulim arbëresh, i cili shtrihet ne nje lartesi 500 metra mbi nivelin e dietit ku prej andaj duket si ne pëllëmbë të dorës fusha e Sibarit si dhe deti Jonë nga ku zbarkuan arbëreshët. Jo shumë në distancë prej Shën Vasilit gjenden ngulimet arbëreshe; Firmo, Acquaformosa, Ungra, por edhe Frascineto, Ejanina, e Civita.

Në këtë qytezë lindën dhe vepruan intelektualët arbërresh si: Kapitenin Paolo Bellizzi, Michele Bellizzi sacerdot, edukator pranë Kollegjit San Adriano, bashkëpunëtorë në periodikun“ Il Calabrese” themeluar në 1842, si dhe drejtor i gjimnazit te Castrovillarit. Angelo Bellizzi, sacerdoto i ritit grek. Rektor i Kavaliereve te Napolit. Njihte shume mire atinishten , greqishten, historian dhe filozof, dhe nje shkrimtar shumë i mirë i cili ku ka lënë disa vepra të pa botuar. Pietro Bellizzi autor i dy vepra te rralla ruajtur ne Biblioteken Nacionale te Napolit:”Sacra eloquenza del sacerdote italo-greco”dhe “Riflessione e Annotazione Sopra la prima lettera pastorale del vescovo di Cariati”etje.

Si do të shohim në krijimtarinë e marjos Dielli lindor si edhe puhisa e deti Jonë, do të jenë ai binom që do të spërkasin vargjet e Bellizzi-t.

Strofat e tij do të mbërthehen nga ato gurë të mureve stoike të gjitonisë si ajo e ‘Bilashata’ të 1748, ku arbëreshi i Shën Vasilit forcoi kallot duke thyer gurin e ndërtuar banesa.

Dy fjalë mbi autorin

Mario Bellizzi, studimet e larta i vazhdoi në degën Matematikë pranë Universitetit të Kozencës. Shkrimet e tij nisin rreth vieteve 80,ku dhe bënë botimet e para tek Antologia poetica. Talenti i tij në fushë të poetikës dhe etnografisë marrin vrull dhe së shpejti kuptojmë bukurinë e vargjeve të tij, karakterin përmbajtjes, strukturën gjuhësore dhe stilistikën e veçantë. Kur shfleton veprën e Mario Bellizzit përfytyron një Dea sa sovrane aq edhe Universale.

Dionisi do të ngjyej vargun në mushtin e pllajave të cilat u thurën si tantellë të gjelbërta e të arta, mbushur me vreshtat e agrume nga duart e arbëreshëve. Dallandyshet e De Radës do të përcjellin në volezat e emigrimeve

Shumë zanore të vargjeve të Marios do të hapin flatrat, do të kapërcejnë Jonin, dhe do risjellin nga Mesdheu një diafragmë gjigande, një konglomeratë etnish identitetesh. Në vargjet e tij mbërthen zhurmat e dallgëve që kthehen në solfezh zanor, në veprën e tij sodit skena teatrale të cilat i pikuron me fjalë, në grimcat e tingujve të tij ndjen tik takun e shiut që kthehet në poezi, dhe strofa që shëndërrohen në simetri bohemeiane.

Pathosi i tij, është ofshama stërgjyshor që del nga poret e gurve shekullore të gjitonisë arbërore, vatra që mbartin myshkun ku pikon koha ngarkuar me hirin e braktisjes.

Hemoragjia e trishtimit të tij, është arbërishtja që po asimilohet, Agonia e tij, është Mapa gjeopolitike me ematomat e shpopullimit

Metastazat e tij janë pastrimet etnike.

I rrethuar nga Kalabria e tij kapriçoze, mbështetur në kolonën e Herës, spërkatur me kodet purpureus, Mario me falangjet Peleponese prek “ O të bukura More”, futet në Arkipelagun i artë të Kostandinopolit, lundron në “Mesdheun-Hieroglif-mitologjik”, diakronik i kulturave të popujve, dhe asgjë nuk është amorfe e dhe asgjë nuk është neutrale.

Mario,në udhën e tij nuk plagjohet nga magjia e Circeve cosmolpolite që të magjepsin me atë ashtuquajtur hapsira Metropolitane, me hijet Heaideggariane lidh anijen e tij “Jo Global”, mbath ethet e Kierkegaard dhe vozit në Mesdhe. Ndal në kanalin “Ypsilon” për të marrë busullën Jang, hidhet në ishullin “kimera- eterotopika” sfidon regatën mes labirinteve të ajsbergjeve duke u besuar kryesisht logjikës, aksiomave të dilemave, reflektimit, ndjenjës, perceptimt, ndjesisë të botës njerëzore mediterrane.

Mario,udhëton i dokumentuar historikisht, etnografisht, antropologjikisht. Heton autorë si të etnisë së tij ashtu edhe të huaj, Ngjyen vargjet në kulturën filozofike të tij. Shënon, diskuton me një dëshirë të një natyre racionale si dhe emocionale.

Në labirintet e tij Herë mbart vështrim të zhgënjyer,por herë pas here fikson horizontin me ngarkesën e “autoritetit” e të mistereve të pazgjidhura. Mario në hulumtimet e tij studjon atë që reziston dhe jeton ende në botën arbëreshe përmes temave të ndryshme: vdekja, lindja, mendimi lozonjar, bekimi-mallkimet, fyerjet, mjedisi, kafshët totem, sëmundjet, kromatizmi terapeutik.

Në filozofinë e tij heterotopiko asgjë nuk ngelet as pezull dhe as Utopi, ajo shëndërrohet në haspirë, në refleksione, ku elementin e kthen në sintezë dhe sintezën e thërmon në elemente. Bellizzi, është poeti i termave të hapsirës, ku eklipson vatra, qoshe, sokakqe, shtëpi, nina nana, lutje etni, shoqëri, popull, pjesë e atij boshti numerikë, të cilat i japin shtigje të ashtuquajtur “ infinito\ pafundësia”

Madhështia e tij qëndron tek tematika e tij “hapsinor- kulturor” që unë e pagëzoj si një stil “Big bang”

Disa nga Vepra të tjera të Mario Bellizzi

Shën Vasili i Madh, 1995; Who are we now?, 1997; Vallja e Zaravet, 2000; Last exit to Bukura Morea, 2005; Jan di lula monosaqa, 2004; Anemoni i kuq dhe zogjtë e De Radas, 2006; Me Dionisin drejt Konstandinopojës, 2006; Good bye Shin Vasil, 2008; Kisha e refugjatëve, 2014; Gjeometrat e mbretit, 2018. Poezitë e tij janë të përfshira në antologji të ndryshme në Itali dhe jashtë saj, etje
Është fitues i çmimit “Qiriu i Naimit”.

Nga Ornela Radovicka.

Në foto: Qëndra Albanologjike mbi Kulturën Arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci, 1980

Scroll to Top