RACISMI në ITALI kundër nesh! A është ajo shqiptarja aty? Gafa e drejtuesit të senatit Italian me Tabakun
Drejtuesi i Senatit Italian, Ingacio La Rusa është duke u akuzuar në Itali si racist pas një gafe në një seancë plenare ku ishte e pranishme edhe Jorida Tabaku, e cila në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit kryesonte një delegacion me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas fjalës së kryeministres Giorgia Meloni, La Rusa supozohej ta falënderonte Tabakun për prezencës e saj në sallë, por ajo që e tradhtoi, ishte lënia e mikrofonit ndezur teksa iu drejtua sekretares së tij me fjalët: “A është ende ajo shqiptarja aty?”
Pasi mori konfirmimin ai tha: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, i cili i shoqëruar nga një delegacion po na viziton”
“La Russa, “tmerri” në Senat: gafa e mikrofonit hapur” shkruan “Neës Mondo.it” në titullin e saj
“La Russa, gafa e bujshme në Senat me një koleg të huaj: “A është ende shqiptarja?” – shkruan e përditshmja italiane “Il Giornalo”.