Berisha bën ‘copë’ Shqipërinë në median greke: Tek ne ka një fond sekret! S’duroj dot kur preket Beleri…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat greke ku ka fajësuar kreun e qeverisë Edi Rama për çështjen Beleri. Berisha pretendon se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri që aktualisht ndodhet në burg ka ardhur si pasojë e një provokimi të një oficeri të lartë policie. Sali Berisha i thotë TV grek se në Shqipëri ekziston një fond sekret për misione specials i arrestimi i Belerit.
“Kuptova se ishte provokim i një oficeri të vjetër policie kundër tij. Më vonë gjeta të dhëna të qarta se oficerët e lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator mori para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7 mijë eurosh”, është shprehur Berisha.
Ish-kryeministri nënvizon më tej se ka prova se shuma e dhënë dëshmitarit kryesor kundër Fredi Beleri u disbursua nga fondet sekrete të policisë shqiptare.
“Më dhanë (informacion) shumë konfidencial, por pasi fondet u përdorën në mënyrë të paligjshme dhe në një mënyrë të papranueshme për të njoftuar ky është një veprim krejt i paligjshëm”, ka shpjeguar Berisha.
Berisha thotë ndër të tjera se videoja kundër Belerit është e pavlefshme pasi dëshmitari kryesor është paguar.
“Kërkoi nga provokatori të organizojë planin. Unë nuk mund ta duroja këtë praktikë. Informacioni i saktë në lidhje me tarifën e tij më erdhi vetëm dy ditë para se ta zbuloja”, ka shtuar Berisha gjatë intervistës dhënë në Sky-in grek.
Ai e ka konsideruar Belerin si të burgosuri politik, dhe e lidh ndjekjen penale ndaj tij me përpjekjen e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.