Korigjim i lajmit: Rrëfimi i fotoreporterit Sylejman Kllokoqi (VIDEO)

Fotoreporteri, Sylejman Kllokoqi, me xhirimet e tij për luftën që po bëhej në vend solli intervenimin e NATO-s në Kosovë në një formë a një tjetër.

Në prag të 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, Kllokoqi në “Edicionin Special”, tregoi vështirësitë që hasi gjatë punës së tij teksa edhe u paralajmërua që të largohet nga Kosova.

“Dy ditë para se të fillojnë bombardimet e NATO-s, unë e mora një lajm dhe isha i vetëdijshëm sic më thanë disa miq nga Evropa se do të ketë bombardime dhe më thanë që të largohem nga Kosova, por, të punosh për një institucion amerikan (Associated Press) dhe Amerika të bombardonte për çlirim nuk ishte mirë”.

“Gjatë gjithë kohës kam qenë në Kosovë, fillimi i bombardimeve për mua dhe për të gjithë besoj që ka qenë gëzimi më i madh që kemi mundur të përjetojmë”.

Kllokoqi, nuk la pa përmendur Masakrën e Reçakut, ku bota mori vesh për gjenocidin serb falë filmimeve të tij, njofton Klankosova.tv.

“Kur ndodhi masakra e Reçakut, shkova herët në mëngjes dhe xhiruam atje dhe të njëjtat pamje i dërguam që t’i sheh e gjithë bota. Pas kësaj unë jam larguar pakëz pasi e dija që u arrit një punë shumë e madhe ky hyn mekanizmat ndërkombëtar për intervenim dhe falë tyre e kemi sot lirinë”, tha Kllokoqi.

Më poshtë e gjeni intervistën e tij të plotë të realizuar nga gazetarja, Qendresa Tërshana:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial
Scroll to Top