Rrëzova diktaturën, do rrëzoj dhe Edi Ramën deri në Strazburg do shkoj! A e di Berisha se i kanë marrë pasaportën dhe Strazburgu nuk merret me hajdutë?!

Sali Berisha i ka cilësuar krejtësisht politike akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Berisha ka përjashtuar si opsion largimin nga funksionet e tij politike, ndërsa ka theksuar se do i shkohet deri në hallkën e fundit që është ‘Gjykata e Strasburgut’.

“Sot nuk është vetëm SKAP. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ju njeh të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e drejtimit në Strasburg.

Ka një gjykim publik pastaj për të gjitha gjërat dhe publiku është një gjykatë në vetvete. Është gjykata e ligjit, por është dhe publiku, është Strasburgu. Do të luftohet për të vërtetën deri në fund. Jeta ime është betejë për të vërtetën” – u shpreh Berisha.

Scroll to Top