Gjykata merr vendimin për dhëndrin e Sali Berishës
GJKKO la të pandryshuara masat e sigurisë për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet, duke lënë në burg Jamabër Malltezin dhe detyrim paraqitje për Fatmir Bektashin.
Avokatët kanë pretenduar se nuk ka asnjë përfitim të paligjshëm dhe se prona u është kthyer pronarëve. Sipas tyre të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm.
‘Nuk ka asnjë përfitim te paligjshëm. Pronareve u është kthyer prona. Gjëja me natyrale në botë. Të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm tregtar’- kanë pretenduar avokatët.
Sipas avokatëve Ministria e Mbrojtjes kishte kohë që nuk e administronte dhe se shoqëria Partizani sha e kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme.
‘Destinacioni nga sportiv në banimi u miratua nga KRRT e Bashkisë se Tiranës!’- kanë deklaruar avokatët.