Toponimet ilire do të tregojnë zhvillimin e gjuhës shqipe nga antikiteti deri më sot
Mes antikitetit dhe shekullit të XVI-të si dëshmi kanë mbetur vetëm toponimet për sqarimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, shkruan “Der Standard”.
Si qyteti më i vjetër dhe më kulturor i Ballkanit është qyteti verior shqiptar Shkodra. Ndodhet buzë liqenit me të njëjtit emër Shkodër, që ndodhet në kufi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Duke treguar për kalanë e Rozafës, artikulli austriak flet edhe për emrin e antik të qytetit “Scodra” – që tregon një lidhje historike gjuhësore, njëherësh edhe një argument i fuqishëm në diskutimin e vijimësisë së vendbanimeve shqiptare.
Si duket historia antike shqiptare? Çfarë lidhje kanë emrat e vendbanimeve të Shqipërisë me vijimësinë e banimit nga antikiteti?
Një shikim në histori tregon që data e themelimit të Scodra është e panjohur. Gjithsesi, përherë të parë ajo përmendet në shekullin IV p.e.s. dhe si kryeqendër e fisit ilir të labeatëve. Ilirët banonin në antikitet një rajon, që sot korrespondon me Shqipërinë. Ekspansioni romak solli luftime me ilirët, të cilët u mposhtën përfundimisht më 167 p.e.s. Prej atëherë Shqipëria dhe Shkodra ranë nën ndikimin romak. Kjo vijoi deri në dyndjen e sllavëve në Ballkan në shekullin e VI-të.
Gjuha shqipe sot flitet në jugperëndim të Ballkanit, ndërsa e dokumentuar si gjuhë është nga mesi i shekullit të XVI-të.
Si ndodhi gjithë kjo humnerë nga antikiteti me kohën e re të gjuhës shqipe?
Kjo është një çështje që ka futur në garë shkencëtarët e gjuhës. Gjuha shqipe është indoevropiane si ajo gjermane dhe latine. Si shembull merret numri tre (gjermanisht: drei, latinisht: tres). Ky është një argument i vlefshëm për vazhdimësinë e ilirëve me shqiptarët e sotëm.
Pra, për të rikonstruktuar gjuhën shqipe dhe ndryshimet e saj nga koha ilire, si mundësi mbetet shqyrtimi i toponimeve të vjetra si Scodra – që janë emra para ndikimit romak dhe huazimeve të gjuhëve të huaja si latinishtja.
Por, pyetja është sesa emra të tillë antikë ekzistojnë?
Historia e vendbanimeve shqiptare që janë të populluar në vazhdimësi nga kohët e lashta po analizohen nga studiuesit historikë austriakë të institutit ÖAW. Ata do japin njohuri të reja për zhvillimin e gjuhës shqipe. Përveç toponimeve të vjetra, ata do analizojnë edhe ndryshimet gjuhësore gjatë viteve të dokumentuara. Pasi përveç toponimeve të vjetra në Shqipëri ka edhe shumë emra vendesh me origjinë sllave.
Ky studim do të tregojë gjithë emrat e vendeve të Shqipërisë, sesi janë vendosur dhe në cilën kohë. Qëllimi është, që historinë e banimit të Shqipërisë ta shikojë me metoda moderne dhe me studim kritik e metodik. Kjo veç ka ndodhur në shtetet tjera. /AlbInfo/