E papublikuar më parë: Recitali SHQIPËRIA ETNIKE – në Olimpiadën X Kombëtare 2010

Pas çdo Olimpiade Kombëtare organizohen Ceremonitë Festive të Ndarjes së Çmimeve, që nga viti 2000 janë edhe të vetmet ngjarje të këtij lloji në rang kombëtar.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, po botojmë Recitalin “Shqipëria Etnike” e grupit artistik të shkollës “Mustafë Ibishi”, Kramovik, Rahovec, Kosovë. Me këtë recital shkolla “Mustafë Ibishi” përshëndeti Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës X Kombëtare, qershor 2010, organizuar nga shkolla “Udha e shkronjave” (Cambridge International School), nën drejtimin e mësuesit të gjuhës shqipe Bekim Kelmendi dhe me mbështetjen e drejtorit të shkollës Miftar Thaqi.

Si asnjëherë tjetër në ceremonitë tona të olimpiadës kombëtare, njerëzit nuk kanë duartrokitur aq gjatë dhe të jenë ngritur në këmbë për minuta të tëra.

Scroll to Top