FOTO EKSKLUZIVE/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit

Report TV siguron foto ekskluzive të arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës.

Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në foto, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim,  dhe pastrim të produkteve në bashkëpunim  me Fatmir Bektashin. /Shqiptarja.com

Scroll to Top